Bashkia Skrapar njofton drejtuesit e mjeteve se qarkullimi rrugor në rrugën “Arkitekt Kasëmi”, do të jetë i kushtëzuar për shkak të punimeve që po bëhen në këtë segment. Prej disa ditësh punimet kanë nisur nga kontraktorët dhe në disa pjesë qarkullimi i mjeteve bëhet në një korsi. Nën mbikqyrjen dhe bashkëpunimin me autoritetin vendor të Bashkisë Skrapar, segmenti i ri pritet të jetë me parametrat e një rruge të vërtetë, duke përfshirë sinjalistikat dhe kufizuesit e shpejtësisë që do jenë të pranishëm përgjatë segmentit duke shtuar sigurinë rrugore.