Nxënësit e dy gjimnazeve u “përballën” në betejën e dijes mes njëri – tjetrit, në një aktivitet që u organizua në Çorovodë. Për afro 50 minuta, salla e Kinemasë “Tafik Lapani” në Çorovodë u shndërrua në burim duartrokitjesh për nxënësit e dy shkollave. Më herët, një konkurs mbi dijet në histori u zhvillua të premten në 22 Nëntor 2019. Nxënësit e gjimnazit “Ramiz Aranitasi” në Çorovodë dhe nxënësit e gjimnazit “Muhamet Kondi” në Poliçan, sfiduan njëri tjetrin në njohuritë e tyre. Aktiviteti zgjoi kureshtje dhe nga organizatorët ai, ishte konceptuar në formë spektakli ku krahës pyetjeve, gërshetoheshin bukur këngët, vallet dhe realizimet artistike të vetë nxënësve. Juria e përbërë nga 3 anëtarë, në fund të aktivitetit shpalli fitues të kësaj sfide mes dy gjimnazeve, Gjimnazin “Muhamet Kondi”, Poliçan. Ky aktivitet hapi siparin e aktiviteteve të shumta që Bashkia Skrapar do të realizoj për vitin jubile të 75-së Vjetorit të Çlirimit.