Në 9 dhjetor 2019, u mbyll Edicioni i XIII i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Iso-Polifonisë që u mbajt në datat 25 Nëntor dhe 9 Dhjetor 2019 në Qytetin e Vlorës. Grupi i Skraparit u vlerësua me Çmimin e Tretë të këtij eventi. Isopolifonia si një nga vlerat më të çmuara artistike e identitetit të trashëgimisë shpirtërore të popullit tonë, që praktikohet gjerësisht në Shqipërinë jug-lindore; jug-perëndimore, në Çamëri e thellë në trojet shqiptare, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila ka rezonuar e rezonon jo vetëm brenda territoreve shqipfolëse, por edhe më tej në Evropë, Azi, Amerikë etj.., ku dhjetra formacione popullore shqiptare vokale e instrumentale e kanë bënë atë të njohur, të kërkuar e të dashur dhe për dëgjuesit e huaj. Në këtë Edicion morën pjesë 19 formacione kryesisht vokale me bartës popullorë, që përfaqësuan vlerat e stileve iso-polifonike Labe, Toske, Çame etj…; U interpretuan rreth 70 njësi të këngëve iso-polifonike si dhe 6 njësi të valleve të kënduara iso-polifonike. Është për t’u vlerësuar se në këtë edicion, interesimi i publikut ishte i madh ç’ka tregon dëshirën për ruajtjen dhe transmetimin e traditës së këndimit iso-polifonik.