Më të vegjlit pritën sot Vitin e Ri 2020 në një aktivitet që u zhvillua në mesditën e sotme 19.12.2019 në Çorovodë. Aktiviteti i zhvilluar nga Qëndra Kulturore e Fëmijëve e Bashkisë Skrapar dhuroi për gati 1 orë e 45 minuta një atmosferë festive dhe gëzimi për më vegjlit. Përmes një programi artistik me këngë, valle dhe inskenime vogëlushët morën duartrokitjet e sallës së tejmbushur mes ovacioneve dhe buzëqeshjeve. Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Adriatik Mema përshëndeti dhe uroi për Festat vogëlushët në këtë prag festash. Në fund të aktivitetit u shpërndanë dhurata simbolike për nxënësit e dalluar të 2 shkollave 9-Vjeçare “Kahreman Ylli” dhe “Zylyftar Veleshnja”. Në vijim disa imazhe nga ky aktivitet.