Të dashur bashkëqytetarë,

Teksa i afrohemi fundit të këtij viti, dëshiroj të shfrytëzoj këtë rast, të uroj çdo familje dhe qytetar të Skraparit Krishlindjet dhe Gëzuar Vitin e Ri 2020.
Uroj që ky vit t’ju sjellë sa më shumë lumturi në familjet tuaja dhe çdo ditë e këtij viti të jetë e mbushur me gëzim tek të gjithë ju, prindër, fëmijë, motra dhe vëllezër.
Që nga dita që jam zgjedhur Kryetar i Bashkisë së Skraparit, kam pasur mundësinë të takoj qytetarë në çdo skaj të Skraparit. Ndërsa i falënderoj për gjithçka bëjnë për familjet e tyre dhe komunitetin, i mirëkuptoj të gjithë për problemet dhe vështirësitë me të cilat ndeshen çdo ditë. Dëshiroj t’ju them se mirëpres kontributin e secilit për të përballuar sfidat e së ardhmes dhe për të bërë më të mirën në këtë vit të ri në funksion të prosperitetit, begatisë dhe zhvillimit të komunitetit tonë. Në këtë prag ndërrimi vitesh, jam pranë secilit prej jush kudo ku jeni, që nga fshati më i thellë, tek çdo familje në nevojë dhe me më pak mundësi, tek ai fëmija që ëndrra thur, tek më të moshuarit pranë sofrave të kujtimeve, tek emigrantët që dergjen mes mallit për vendlindje, tek nënat, gratë dhe të rejat që falin jetë, tek nxënësit dhe studentët e talentuar të Skraparit tonë, tek punonjësit e administratës që kurrë nuk lodhen, tek tregtarët dhe sipërmarrësit njerëzorë, tek të rinjtë e ngado… Kudo që ndodhesh ti, Skrapari ynë!
Ju më bëni të ndihem krenar si Kryetar i Bashkisë për vlerat që mishëron secili prej jush ndaj jam i nderuar t’i shërbej secilit prej jush.
Gëzuar Festat!