Bashkia Skrapar kërkon të përgënjeshtroj një shkrim aspak profesional të publikuar në portalin “Pamfleti.net“. Pa verifikuar asnjë informacion ky portal publikoi një lajm të rremë me titull: “Dokument/ Ligji vazhdon të shkelet, kryebashkiaku i Skraparit aksioner në kompaninë që përfiton tendera”.
Nuk është normale që ky portal apo shkruesi i këtij shkrimi, janë mjaftuar me të dhënat emër mbiemër, të një personi tjetër që mban po të njëjtin emër me mua, por nuk verifikojnë dot gjeneralitetet e tjera që nuk përputhen aspak . Datëlindja ime nuk është 1983, ( siç citohet në dokumentet e subjektit tregtar) por 1967. Po ashtu atësia dhe mëmësia ime, me personin e cituar në shkrim si aksioner nuk përputhen. Përveç, vitit të lindjes, atësisë, mëmësisë edhe vendlindja me personin e cituar në këto shkrim nuk dëshmojnë asnjë të vërtetë të cituar në titull apo ilustruar me imazhet fotografike të miat në shkrim me personin e cituar. Kryetari i Bashkisë Skrapar quhet Adriatik Mema me datëlindje 23.02.1967 me atësi Maliq dhe mëmësi Mbarime dhe nuk është aksioner i asnjë subjekti tregtar. Personi emri i të cilit përmendet në shkrim përveç ngjashmërisë së emrit dhe mbiemrit nuk ka asnjë lidhje me personin tim.