Projekti STAR2 ka filluar fazën e dytë të vlerësimit të qeverisjes vendore në 61 Bashkitë e vendit. Këtë të hënë 24.02.2020 takimet u zhvilluan në Bashkinë Skrapar. Në grupe tematikë me pjesëmarrjen e 14 punonjësve u bë vlerësimi i konceptuar përmes diskutimeve,role-play dhe pyetjeve ushtrimore. Kjo është faza e dytë e këtij projekti. STAR2 është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian, Qeveria e Suedisë, Qeveria e Italisë, Qeveria e Zvicrës, USAID/Albania, UNDP Albania dhe Qeveria e Shqipërisë. Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri UNDP Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme. Star 2, në thelb synon konsolidimin e reformës territoriale dhe administrative. Takimi i zhvilluar rreth mesditës në mjediset e Bashkisë Skrapar u konsiderua i suksesshëm dhe pati interes dhe rol aktiv të pjesëmarrësve në diskutime. Axhenda ditore e aktiviteteve të ditës, në kuadër të këtij projekti vijoi pasditen e së hënës edhe me komunitetin.