Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara z. Antonio Guterres apeloi për pezullimin e konflikteve të armatosura në të gjithë Botën. Përmes një deklarate ai apeloi për pezullimin e konflikteve të armatosura. “Bota jonë po përballet me një armik të përbashkët: Covid-19, Virusi nuk do t’ja di për kombësinë apo etninë, fraksionet apo besimin. Ai sulmon të gjithë, në mënyrë të paepur…” Kështu nis apeli i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. “Është koha që t’u japim fund konflikteve të armatosura dhe të përqendrohemi së bashku në luftën e vërtetë të jetës sonë – Pandeminë”