Me propozim të Kryetarit të Bashkisë Skrapar, z. Adriatik Mema, Këshilli i Bashkisë Skrapar i dha sot, e enjte 28.05.2020, titullin “Qytetar Nderi”, Prof. Dr. Pëllumb Pipero. Titulli u dha me motivacionin: “Për veprimtari të shquar profesionale dhe akademike gjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive, si dhe për kontributin e çmuar profesional dhe publik në përballimin e situatës së pandemisë, shkaktuar nga COVID-19”.
