• Drejt përfundimit ndërtimi i Qendrës Rekreative në lagjen “5 Shtatori”.

 

  • Bashkia Skrapar ka nënshkruar një Kontratë me IADSA, e cila parashikon ndërtimin e Qendrës Rekreative dhe rehabilitimin e fasadave të pallateve të banimit përreth kësaj qendre.

 

  • Projekti parashikon transformimin rrënjësor të një sipërfaqe të konsiderueshme të mbushur me ndërtime pa leje apo të rrënuara dhe kthimin e saj në një qendër rekreative për fëmijët, të rinjtë, dhe moshën e tretë.

 

  • Ky investim do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në mirëqenien e banorëve, dhe do ju ofrojë qytetarëve një ambient shplodhës.

 

  • Aktualisht punimet kanë përfunduar dhe këto ditë pritet të fillojë puna për rehabilitimin e fasadave.