Inaugurimi i Kinemasë shumë funksionale të Bashkisë Skrapar
Në Bashkinë Skrapar inaugurohet Kinemaja shumë funksionale
Inaugurimi i Kinemasë Shumëfunksionale të Bashkisë Skrapar Në datën 24 Dhjetor 2025 Bashkia Skrapar inaguroi Kinemanë Shumefunksionale një investim i realizuar nga IADSA konvertimi i borxhit Italo-Shqiptar. Në eventin inagurues morën pjesë qytetare, nxënës shkollash mësues , të rinj dhe të reja nga njësitë administrative të bashkisë Skrapar

Në fjalën përshëndetëse Nën/Kryetarja e Bashkisë Znj.Sonila Hysenbelliu, vlerësoi këtë investim si , një hapësirë e re që i shtohet jetës kulturore dhe shoqërore të zonës sonë. Ky investim nuk është thjesht një godinë apo një sallë shfaqjesh, është një vizion për të ardhmen, një angazhim i Bashkisë për të sjellë artin, kinemanë, kulturën dhe edukimin më pranë qytetarëve, veçanërisht brezit të ri.

Në fund falënderoj të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti, institucionet, stafin e Bashkisë, donatorin IADSA, kompaninë që realizoi këtë investim dhe çdo individ që besoi se Skrapari meriton më shumë mundësi kulturore. Pas prerjes së shiritit u bë një vizite ne ambientet plotësisht të risktruktrurara të kinemasë


