Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia Skrapar zhvillon mbledhjen e Komisionit të Emergjencave – Në fokus gatishmëria për sezonin dimëror.

Në Bashkinë Skrapar u zhvillua mbledhja e Komisionit të Emergjencave Civile, me pjesëmarrjen e Prefektes së Qarkut Berat, përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe institucioneve vendore që janë pjesë e këtij komisioni.

Gjatë takimit, Shefi i Emergjencave të Bashkisë Skrapar prezantoi një pasqyrë të situatave emergjente të evidentuara gjatë periudhës 2025–2026, duke u ndalur te problematikat e konstatuara, ndërhyrjet e realizuara dhe masat e ndërmarra nga strukturat përgjegjëse.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua vlerësimit të gatishmërisë së infrastrukturës dhe shërbimeve jetike, veçanërisht furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

Në këtë kuadër, u diskutua mbi masat konkrete që duhet të ndërmerren për përballimin e situatave të mundshme emergjente gjatë sezonit dimëror, të shkaktuara nga reshjet intensive, ngricat, dëbora dhe vështirësitë në qarkullimin rrugor.

Prefektja e Qarkut Berat theksoi rëndësinë e parandalimit, planifikimit paraprak dhe bashkërendimit të vazhdueshëm ndërmjet të gjitha strukturave përgjegjëse, duke nënvizuar se gatishmëria institucionale dhe reagimi i koordinuar janë thelbësore për minimizimin e pasojave të mundshme.

Diskutimet u përqendruan gjithashtu në identifikimin e zonave me risk, verifikimin e gatishmërisë së mjeteve dhe burimeve njerëzore, si dhe informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për mënyrën e veprimit në rastet e emergjencave.
Në përfundim të takimit, Prefektja e Qarkut Berat Znj. Valbona Zylyftari vlerësoi kontributin e ekipit të MSHZH-së Bashkise Skrapar, duke i akorduar sektorit certifikatë mirënjohjeje, si dhe dy certifikata të veçanta mirënjohjeje për punonjësit me më shumë vite shërbimi