Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: Eugen

Afatet e marrjes së një përgjigje

Neni Nr.7 si dhe Neni 11/4 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” dhe Neni 64 pika j i Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Brenda 48 orësh prej miratimit
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit

1.Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.
2.Kur autoriteti publik që merr kërkesën për informim ia dërgon atë një autoriteti tjetër, ai kthen përgjigje jo më vonë se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë.
3. Afati i parashikuar në pikat 1 dhe 2, mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune për një nga shkaqet e mëposhtme:
a) nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta e voluminoze;
b) nevoja për t’i shtrirë kërkimet në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e autoritetit;
c) nevoja për t’u konsultuar me autoritete të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të kërkesës.
Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit.
4. Në çdo rast, mostrajtimi i kërkesës për informim brenda afateve të sipërpërmendura do të konsiderohet refuzim.

Procedura që duhet ndjekur për të bërë një kërkesë për Informacion

Neni Nr.7 si dhe Neni 11/4 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” dhe Neni 64 pika j i Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Brenda 48 orësh prej miratimit
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit

Për bërjen e një Kërkese për Informacion Pranë Bashkisë Skrapar ndiqet kjo procedurë:
1. Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me shërbim postar ose përmes komunikimit nëpërmjet postës.
Ju duhet të shkruani saktë të dhëna mbi identitetin (përcaktuar në Formularin për KPI) si dhe të siguroheni që e keni realizuar nënshkrimin e dokumentit.

Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
c) përshkrimin e informacionit që kërkohet;
ç) formatin në të cilin preferohet informacioni;
d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.

Adresa postare / elektronike për depozitimin e kërkesave për informim

Neni Nr.7 pika ç) i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” dhe Neni 15/3 i Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Menjëherë
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit

Adresa Postare:
Bashkia Skrapar
Rruga: “Arkitekt Kasëmi”, Nr.1 Lagjia: “Çlirimi”
Godina e Bashkisë, Kati i Parë
Çorovodë, Skrapar. SHQIPËRI.
Kod Postar: 5401

Adresa Elektronike:
Koordinatori i së drejtës për Informim:
Ivi Dosti
ivi.dosti@bashkiaskrapar.gov.al
e – Mail:  info@bashkiaskrapar.gov.al

Adresa postare / elektronike për depozitimin e kërkesave për informim

[vc_row][vc_column]
[vc_column_text]Adresa Postare dhe Elektronike për depozitimin e kërkesave për Informim:

Adresa Postare:
Bashkia Skrapar
Rruga: “Pasho Hysi”, Lagjia: “Çlirimi”
Godina e Bashkisë, Kati i Parë
Çorovodë, Skrapar. SHQIPËRI.
Kod Postar: 5401

Adresa Elektronike:
e – Mail:  anxhelina.zhuri@bashkiaskrapar.gov.al

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Detyrat dhe Kompetencat e Koordinatorit Për Informim

Neni Nr.7 pika ç) i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” dhe Neni 15/3 i Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Menjëherë
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit

Koordinatori për të drejtën e informimit ushtron kompetencat e mëposhtme:
a) i mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, sipas ligjit, duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose duke marrë një kopje të tij;
b) krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve Brenda afatit të parashikuar të  ligjit;
c) bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar në ligj;
ç) regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre;
d) dërgon kërkesën për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afateve të parashikuara në ligj, kur rezulton se autoriteti publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar;
dh) verifikon rastet për dhënien falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të ligjit;
e) kryen njoftimet paraprake, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik.