Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Rendi i ditës për mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Mbledhja e Këshillit në Datë 10.03.2025


Të nderuar Këshilltarë

Ju njoftojmë se ditën e hënë, më datë 10.03.2025, ora 10:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Bashkisë Skrapar, Qendra Kulturore “Riza Cerova”, kati i dytë, do të zhvillohet mbledhja jashtë radhe e Këshillit të Bashkisë Skrapar, e thirrur nga Kryetarja e Këshillit me kërkesë të Kryetarit të Bashkisë, me shkresën nr. 818 Prot., datë 06.03.2025, në zbatim të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, neni 53, pika 3, germa “a”.

Mbledhja e Këshillit në Datë 21.01.2025


Të nderuar Këshilltarë

Ju njoftoj se ditën e Mërkurë më datë 21.01.2025, ora 10:30 , në sallën e mbledhjeve te Këshillit të Bashkisë Skrapar, Qendra Kulturore “Riza Cerova” Kati i dytë, zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë Skrapar, e thirrur nga Kryetarja e Këshillit në zbatim të Ligjit Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar, neni 53, pika 4.