Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Aktivitete

Kalendari i festave zyrtare 2019

Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore” Ligji Nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrativesë Republikës së Shqipërisë”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Kryetari i Bashkisë
Përgjegjës për Publikimin: Sektori i Burimeve Njerëzore
Kalendari i Festave Zyrtare 2019
01 janar 2019
Festat e Vitit të Ri
02 janar 2019
Festat e Vitit të Ri
14 mars 2019
Dita e Verës
22 mars 2019
Dita e Nevruzit
21 prill 2019
E diela e Pashkëve Katolike*
28 prill 2019
E diela e Pashkëve Ortodokse*
01 maj 2019
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
05 qershor 2019
Dita e Bajramit të Madh**
12 gusht 2019
Dita e Kurban Bajramit**
05 shtator 2019
Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës
28 nëntor 2019
Dita Flamurit dhe e Pavarësisë
29 nëntor 2019
Dita e Çlirimit
08 dhjetor 2019
Dita Kombëtare e Rinisë*
25 dhjetor 2019
Krishtlindjet

*Në rastet kur festat zyrtare bie në ditët e pushimit javor (e shtunë ose e diel), dita e hënë është ditë pushimi.

**Shënim: Data e festave të Kurban Bajramit dhe Bajramit të Madh mund të ndryshojë sipas kalendarit hënor. Në rast se do të ketë ndryshime, do të viheni në dijeni me një njoftim të dytë.

Kalendari i Festave Zyrtare 2020
01 janar 2020
Festat e Vitit të Ri
02 janar 2020
Festat e Vitit të Ri
03 janar 2020
Pushim zyrtar***
14 mars 2020
Dita e Verës*
22 mars 2020
Dita e Nevruzit*
12 prill 2020
E diela e Pashkëve Katolike*
19 prill 2020
E diela e Pashkëve Ortodokse*
01 maj 2020
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
24 maj 2020
Dita e Bajramit të Madh**
31 korrik 2020
Dita e Kurban Bajramit**
05 shtator 2020
Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës*
28 nëntor 2020
Dita Flamurit dhe e Pavarësisë*
29 nëntor 2020
Dita e Çlirimit*
08 dhjetor 2020
Dita Kombëtare e Rinisë
25 dhjetor 2020
Krishtlindjet

*Në rastet kur festat zyrtare bie në ditët e pushimit javor (e shtunë ose e diel), dita e hënë është ditë pushimi.

**Shënim: Data e festave të Kurban Bajramit dhe Bajramit të Madh mund të ndryshojë sipas kalendarit hënor. Në rast se do të ketë ndryshime, do të viheni në dijeni me një njoftim të dytë.

*** Në zbatim të vendimit të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 24.12.2019, “Për caktimin e ditës së premte, datë 03.01.2020, ditë pushimi”, dita e premte datë 03.01.2020 është pushim.

Orari i Punës në Bashkinë Skrapar

Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore” Ligji Nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrativesë Republikës së Shqipërisë”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Kryetari i Bashkisë
Përgjegjës për Publikimin: Sektori i Burimeve Njerëzore

Nga e hëna në të enjte orari i punës është 08:00 – 16:30
Ditët e Premte orari i punës është 08:00 – 14:30
Në ndërmarrje të pastrimit dhe të tjera orari i punës varion me turne 8 orarëshe.

Orari i Pritjes së Qytetarëve

Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Sipas Akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi
Përgjegjës për Publikimin: Kryetari i Bashkisë

Kryetari i Bashkisë Skrapar organizon Pritjen me Qytetarët çdo ditë të enjte nga oraret 09:00 – 12:00

Vendime, Urdhëresa dhe Urdhëra me karakter normativ

Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligji Nr. 115/2014 “Për Ndarjen Administrativo – Territoriale të Njësive të qeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë” Nenit 23&30 i ligjit Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Sipas Akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi
Përgjegjës për Publikimin: Kryetari i Bashkisë

Ky postim do të ketë një përditësim të ri së shpejti

Detyra dhe Kompetencat e Kryetarit të Bashkisë

Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Sipas Akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi
Përgjegjës për Publikimin: Kryetari i Bashkisë

Kryetari i bashkisë ka këto kompetenca dhe detyra:
a) ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës;
b) zbaton aktet e këshillit;
c) merr masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve për këshillin bashkiak, në përputhje me rendin e ditës së përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vetë;
ç)raporton në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të bashkisë dhe njësive administrative përbërëse të paktën çdo 6 muaj ose sa herë kërkohet nga këshilli;
d) raporton para këshillit sa herë kërkohet prej tij për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e bashkisë;
dh) është anëtar i këshillit të qarkut;
e)emëron, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, zëvendëskryetarin/zëvendëskryetarët e bashkisë dhe i shkarkon ata;
ë)emëron, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, administratorët e njësive administrative/lagjeve dhe i shkarkon ata;
f) vendos për emërimin ose shkarkimin e anëtarëve të organeve drejtuese të shoqërive tregtare në pronësi të bashkisë, si dhe drejtuesit e ndërmarrjeve e të institucioneve në varësi;
g)emëron dhe shkarkon punonjësit e tjerë të strukturave dhe njësive në varësi të bashkisë, përveç kur parashikohet ndryshe në ligjin për nëpunësin civil;
gj)ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar bashkisë si person juridik dhe është përfaqësuesi i saj në marrëdhëniet me të tretët;
h)merr masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institucioneve arsimore, sociale, kulturore e sportive;
i) kthen për rishqyrtim jo më shumë se një herë në këshill vendime, kur vëren se ato cenojnë interesa të bashkësisë. Në rastin e kthimit të vendimit të këshillit nga kryetari i bashkisë, këshilli mund të miratojë të njëjtin vendim vetëm me shumicën e votave,në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve;
j) miraton strukturën, organikën e kategoritë/klasat e pagave për çdo pozicion të shërbimit civil dhe rregulloret bazë të administratës së bashkisë dhe të njësive e institucioneve buxhetore nëvarësi të bashkisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
k) emëron dhe shkarkon nëpunësit vendorë për barazinë gjinore;
l) kujdeset për mbledhjen dhe përpunimin e statistikave vendore, të ndara sipas gjinisë, dhe siguron publikimin e tyre.