[vc_row][vc_column][vc_column_text]Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta merr pjesë në prezantimin e projektit për mbështetjen e zhvillimit turistik të Skraparit.
Në sallën e takimeve të këshillit të bashkisë Çorovodë është prenzantuar projekt “Për Mbështetjen e Zhvillimit Turistik të Skraparit”.
Projekt i iniciuar nga Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA) dhe i mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Bashkia e Çorovodë dhe disa komuna të zonës synon që nëpërmjet infrastrukturës turistike të promovohen bukuritë natyrore dhe produktet bio të Skraparit. Vlera e këtij projekti është 75 milionë lekë.
Të pranishëm në firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit ishin Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Znj.Eglantina Gjermeni, Ambasadori italian në Tiranë Z.Massimo Gaiani, Kryetari i Bashkisë së Çorovodës, Z.Nesim Spahiu, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Z.Edmond Panariti, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, përfaqësues të IADSA-s si edhe deputetë te tjere .[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][/vc_column][/vc_row]