[vc_row][vc_column][vc_column_text]Investime vendase dhe të huaja në Skrapar ,në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë .
Një grup investitorësh vendas, kompania “Erzeni” dhe një grup investitorësh italianë,të shoqëruar nga Zv/ministri I Bujqësise Z.Alban Zusi , takojnë kandidatin për Kryetar Bashkie Skrapar Z. Nesim Spahiu!
Me interesim të drejtpërdrejtë të Kryetarit të Kuvendit Z. Ilir Meta dhe Kandidatit për Kryetar Bashkie Skrapar Z.Nesim Spahiu ,ky grup investitorësh vendas dhe të huaj vizituan sot Skraparin.
Investitiorët vendas, kompania “Erzeni” me aktivitet në Vlorë ,Berat dhe Tiranë e cila menaxhohet nga 5 vëllezër , një kompani mjaft e njohur për aktivitetin e saj në fushën e prodhimit të produkteve të qumështit dhe nënprodukteve të tij,duke përdorur teknologjinë moderne ,si dhe kompania Italiane “Dafros”, një kompani e krijuar në Itali nga etërit e biznesmenëve italianë, por që tani menaxhohet nga bijtë e tyre ,vizituan zonën e Skraparit për t’u njohur me mundësite që ofron zona për bizneset e tyre.
Kandidati për Kryetar Bashkie I Skraparit ,njëherazi Kryetar I Bashkisë Ḉorovodë, pasi falenderoi miqtë për vizitën ,I njohu ata shkurtimisht me mundësitë që ofron zona në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë ,si dhe ofroi gjithë bashkëpunimin e duhur institucional për këto biznese .
Në fjalën e tij ai u ndal tek vizioni I tij për një Skrapar turistik, dhe natyrshëm produktet bio të zonës ,janë një pjesë e rëndësishme e këtij vizioni .
Zv/Ministri I Bujqësisë Z. Alban Zusi ,foli për politikat e qeverisë për mbështetjen jo vetëm të biznesit të huaj por dhe atij vendas ,me qëllimin që këto biznese të bëhen pjesë e tregut ,të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të zonës përmes grumbullimit dhe shitjes së prodhimit të fermerëve të luginës së Osumit ,inkurajimit të shtimit të prodhimit te tyre me qëllimin final: përmirësimin e jetesës së komunitetit.
Menaxheri I kompanisë “Erzeni” tregoi eksperiencën dhe suksesin e punës se tyre si kompani e cila fillimisht filloi si një biznes I thjeshtë familjar dhe që në kohë u shndërrua në një kompani të fuqishme .
Më pas ai tregoi se djathi I Skraparit na ka intriguar gjithmonë me cilesinë e tij të lartë, kjo falë kullotave, por që për ne biznesi në këtë zonë ka qënë skeptik për shkak të largësisë dhe mungesës së aksesis të rrugëve.
Drejtori I Bujqësisë Z.Astri Ḉela ,solli detaje mbi luginën e Osumit dhe potencialet e mëdha që kjo zonë ofron në qumështin e dhisë dhe deles dhe jo vetem, por dhe atë të lopës. Skrapari ofron deri në 1600 kv qumësht në sezonin nga prilli deri në gusht .
Më pas biseda u fokusua në identifikimin e hartës së zonës sipas fshatrave dhe prodhimit të tyre në qumësht për të gjithë fshatrat e luginës së Osumit. Kushtet e kërkuara nga kompania “Erzen” ishin : akesismi me rrugë ,uji pijshëm si dhe energjia elektrike.
Kryetari I Bashkisë Z. Nesim Spahiu garantoi të gjitha këto kushte pasi Skrapari falë investimeve qeveritare dhe atyre strategjike për një periudhë shumë të shkurtër do të ketë një infrastrukturë shumë të mirë rrugore si nacionale ashtu dhe rurale.

Grupi I investitorëve italianë u ndal në mundësitë që paraqet zona në tregun e frutave, sidomos të qershisë ,arrës,kumbullës ,rrushit etj. Ata shpjeguan mundësinë e investimeve konkrete nëpërmjet bankës Intesa San Paolo në fushën e pemëtarisë dhe vreshtarisë, si dhe lidhjen e kontratave me fermerët për prodhimet e tyre.
Me mjaft interes për zonën do te ishte kultivimi I shegës ,I lajthisë dhe gështenjës me varietete të seleksionuara. Ata shprehën mjaft interes për qershinë për të cilën ishin gati për ta marrë që sot me ḉmime të favorshme.
Grupi I investitorëve vendas dhe të huaj më pas panë nga afër kanionet e Osumit si dhe disa pika konkrete për bizneset e tyre.
Shumë shpejt këto biznese do të vijnë në zonë për të konkretizuar hapjen e bizneseve te tyre. Këto biznese pritet që të sjellin të ardhura për komunitetin që shkojnë mbi 1 milard lekë në vit. Këto investime së bashku dhe me shume investime të tjera do të ringjallin shpresën tek komuniteti dhe do të mund të vitalizojnë zonën përmes frenimit të migrimit dhe pse jo rikthimit të atyre që janë larguar.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column]

[/vc_column][/vc_row]