Projekti Italian i turizmit në Skrapar “Devops Zhvillimi i Mundësive të Zhvillimit dhe rritjes ekonomike për Skraparin”hyn në fazën më të rëndësishme në produkte konkrete,të prekshme për komunitetin,kostituimin e Agjensisë Turistike Publiko Private si dhe fillimin e punimeve në zonën e kanioneve dhe ujvaren e Bogovës.
Sot grupi i eksperteve Italiane Mario Di Lorenzo Drejtor Projektesh ne institutin San Graventino dhe Gian Lorenzo ,Menaxheri i Projektit Endri Dyrmishi, zhvilluan një takim informues me Kryetarin e Bashkise Skrapar Nesim Spahiu në lidhje me ecurinë e projektit .Endri Dyrmishi informoi shkutimisht të pranishmit me ate që është bërë deri tani në lidhje me projektin.
Ne takim u vleresua puna e deritanishme ,por duke theksuar faktin që duhet te punohet më shumë për arritjen e objektivave të ketij projekti.Mario Di Lorenco nje ekspert me pervoje te madhe ne fushen e projekteve evidentoi faktin qe Skrapari ka potencialete jashtezakonshme qe duhet te evidentohen ,te vitalizohen dhe te promovohen fuqishem me qellim qe turizmi te jete nje nga prioritete e kesaj zone.
Kryetari I Bashkise Skrapar Nesim Spahiu ofroj mbeshtetje maksimale per projektin pasi suksesi do te jete dhe reflektim i punes se tij duke garantuar qe te gjitha punimet qe do te kryehen do te monitorohen nga ana e bashkise per cilesine duke perdorur material te vendit ,pa ndikuar ne ekosistemin e zones.