Invenstime të prekshme ,me karakter të drejtëpërdrejtë social në Qytetin e Ҫorovodës .Bashkia Skrapar ,investon në krijimin e infrastrukturës turistike për shfrytëzimin e Kanioneve të Osumit ,në funksion të turizmit.Shumë shpejt ne kanionet e Osumit ,do të realizohen projekte të reja ,me partner Cesvin,Fondacionin Amerikan Adrion,si dhe Tapin,me qëllim rritjen e atraktivitetit dhe numurit të turistëve në zonë.

Në përgjigje të shqetësimit qytetar ,për disa akse problematike infrastrukturore ,si rruga e shkollës Kahreman Ylli, rruga e Ures së Varur të Sharovës,Ura e Sharovës, rruga e kopshtit 2 Dhjetori ,bashkia me fondet e veta ndërhyn, rehabiliton këto akse problematike.
Turizmi ka qënë dhe mbetet një nga prioritetet e bashkisë Skrapar dhe të Kryetarit Nesim Spahiu ,si rezultat i implementimit të projektit Devops ,shfrytëzimi i kanioneve në funksion të turizmit ,të finacuar me fondet e IADSA ,kredia Italo-Shqiptare ,tashmë është krijuar infrastruktura turistike ,që përfshin pikat e hyrje daljes së kajakëve dhe gomoneve,pikat panoramike,kampingu ne Hambull ,sinjalistika dhe shumë shpejt do të hapet dhe Axhensia Turistike ,një ent publik privat që do të menaxhojë këtë infastrukturë.Bashkia po punon dhe me projekte të tjera ,me instutucione të tjerë si Tapi,një Fondacion Amerikan për ndërtimin e dy pikave moderne panoramike ,që do të ndërtohen shumë shpejt .Po punohet me një projekt tjetër,në bashkëpunim me Cesvin që përfshin bashkinë Skrapar,Përmet ,Berat dhe Gjirokastër ,i cili synon që të hartojë dhe të lanҫojë oferta turistike, që do të mundësojnë rritjen e ndjeshme të numurit të turistëve ,të cilët në harkun kohor të pesë vjetëve parashikohet që të trefishohen.