Ndjeshmëri e Bashkisë Skrapar dhe Kryetarit të saj Nesim Spahiu,ndaj familjeve që jetojnë në kushte ,të varfërisë ekstreme.Punësimi i qindra punëtorëve nga radhët e këtyre familjeve,ndihma sociale,bursat arsimore

etj,janë rezultatet konkrete të strategjisë së punes së Kryetarit te Bashkisë Nesim Spahiu , në luftën për reduktimin e varfërisë , që sot kulmojnë me rikostruksionin dhe mobilimin e plotë të banesës së Behar Banos ,në Vëndreshë, duke e shëndërruar nga nje shtepi e rrënuar , në një “Vilë me kushte moderne” .
Bashkia Skrapar dhe Kryetari i saj Nesim Spahiu ,gjithmonë kanë qenë sensibël ,ndaj ndihmës sociale ,për familjet që jetojnë ,në kushte ekstreme ,duke ju ofruar gjithmonë ndihmë dhe përkrahje .Janë me qindra familje të varfëra ,të cilat janë ndihmuar me anë të punësimit,ndihmës sociale ,paketave ushqimore,bursave arsimore etj.Familja e Behar Banos në Vëndreshë një famije me 6 fëmijë të vegjël ,e cila jetonte në kushte jashtëzakonisht të vështira u përzgjodh per ndihme nga Bashkia.Brenda një muaji ,kjo shtëpi u rikostruktua plotësisht dhe u mobilua duke ofruar kushte shumë të mira jetesë për këtë familje.Ky investim social ,ka ngjallur reagimin jo vetën të fshatit por të gjithë zonës,të cilët shprehin solidarizimin dhe mirënjohjen për bashkinë Skrapar dhe Kryetarin Nesim Spahiu ,për kujdesin dhe vëmendjen që ata tregojnë për shtresat në nevojë.