Rruga e re e Unazës Juglindore ,në qytetin e Ҫorovodës ,nje nga rruget e reja, me infrastrukturë moderne,merr emërin “Hetem Kapinova”

Ne ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, përveҫ familjarëve dhe të afërmëve të tij mori pjesë dhe Kryetari i Bashkisë, Nesim Spahiu. Në fjalën e tij përshëndetëse ,ai theksoi se ,vendosja e emërit Hetem Kapinova ,kësaj rruge,është një vlerësim,dhe mirënjohje për kontributin e tij të veҫantë ,si gjatë Luftës Nacional-Ҫlirimtare ,ashtu dhe më pas,gjatë rindërtimit të vendit.
Skrapari, perherë në ҫdo kohë ,ka nxjerrë njerëz të mëdhenj,figura te shquara,që me rolin dhe kontributin e tyre ,janë bërë pjesë e historisë,dhe Hetemi është një nga këta.Bashkia gjithmonë dhe në të ardhmen do të vlersojë ,figurat me kontribut publik,duke e përjetsuar kujtimin e tyre ,në rrugë,monumente,instutucione publike etj.Në drekën e organizuar në Lokal Verori ,folën familjarë dhe të afërm, të cilën sollën copëza dhe kujtime nga jeta dhe veprimtaria e tij,si dhe falenderuan Bashkinë ,për këtë vlerësim.