Panairi i produkteve bio, si pjesë e kalendarit festiv lokal, është një event shumë i rëndësishëm, për prodhuesit tanë, për të promovuar produktet e tyre.

Në panair mori pjesë  Kryetari i Kuvendit Z.Ilir Meta, Ish Ministri i Drejtësisë Nasip Naҫo, deputetët Fidel Ylli, Spartak Braho, Silva Caka, Gledion Rehovica, Menaxherët e Projektit Tap, Ian Bradshaë dhe Shkëlqim Bozgo,  si dhe drejtues nga pushteti lokal. Pjesëmarrësit inspektuan një pjesë të punimeve të kryera nga Tap, Urën e Re te Spitalit si dhe Kendin e Ri te Lojrave ne lagjjen Hasan Seitaj.

Prodhimet bujqësore dhe blegtorale të Skraparit,prej kohësh kanë krijuar identitetin e tyre në tregun lokal, kombetar dhe më gjerë, si produkte orgjinale bio, gjë që ka mundesuar që kërkesat ndaj këtyre produkteve të shtohen në mënyre të ndjeshme.

Skrapari nga një zonë e largët periferike, me mungesë investimesh, me infrastrukturë tejet të amortizuar, me një nivel papunesie të lartë, brënda një harku kohor shumë të shkurtër është shndërruar në një kantier ndërtimesh,  ku po implementohen projekte me rëndesi strategjike si projekti Tap, projekti në fushën e turizmit,  projekte në infrastrukture etj.

Të gjitha këto projekte kanë patur impaktin e vet pozitiv në zhvillimin e zonës, uljen  ndjeshem të nivelit të papunsisë, urat, rrugët e aksesit të ndërtuara nga Tap me standartet më të mira,   kanë ndikuar drejtëpërsëdrejti, në jetën e komunitetit,  duke u rikthyer shpresën dhe besimin se e ardhmja e tyre është këtu në vendin e tyre.

Potencialet e mëdha turistike që zona jonë ofron, vecanërisht në turizmin e natyrës,  mbeten gjithmonë tërheqëse për turistët dhe turizmin.

Projekti,  Zhvillimi i Mundësive, krijimit të vendeve të punës dhe rritjes  ekonomike për Skraparin, krijoi infrastrukturën e mirëfillte turistike për zhvillimin e tij, si broshurën informative, logon,  faqen e internetit VizitSkrapar,  kampingun në Hambull ,Pikat hyrëse dhe dalëse të raftingut, Agjensinë turistike ,kurset trajnuese.

Sapo ka filluar nga puna ndërtimi i dy pikave panoramike mbi kanione.

Impakti i këtij investimi vetëm për këtë vit, ishte dukshëm duke e rritur numrin e turistëve nga 6000 në 8000 mijë sipas satistikave të operatorëve.

Turizmi, mbetet si një nga sektorët prioritare për zhvillimin e zonës, dhe ne kemi aplikuar përseri në një projekt të ri, “ Udhëto sipas mënyrës tënde” bashkë me Bashkinë Berat, Gjirokastër e Përmet.

Nëpermjet tij ne synojmë që të trefishojmë prezencën turistike nëpemjet shitjes së ofertave turistike, të cilat do të jene një miksim i turizmit historik, kulturor, natyror dhe prodhimesh bio.

Ne jemi duke bashkëpunar dhe me Giz, për mundësine e dhënies së granteve për fermeret për përpunimin e produkteve të tyre, me teknologjinë më të mirë të kohës , si dhe mundësin e krijimit të infrastrukurës akomoduese të tipit Gest Hauz, duke u dhënë mundësinë atyre që të vetëpunësohen, dhe të krijojnë të ardhura të mira për veten dhe familjen.

Skrapari pavarsisht fluksit të investimeve të kryera vitet e fundit, nga pikpamja infrastrukturore mbetet një nga zonat më të izoluara në vend, me vetëm një aks të rrugës nacionale atë të Beratit dhe ai i amortizuar, me mungesë të plote të akseve rrugore të Përmetit , Gramshit,  dhe Korcës .

Ne shpresojmë që rruga me Permetin, të fillojë së shpejti, si dhe të zgjidhet ngërҫi prej 20 km që lidh Korҫën me Skraparin nëpërmjet bisedimeve midis Tapit dhe qeverisë, pasi kjo është dëshira dhe pritshmëria jo vetëm e Skraparit, por dhe e Korҫës , Beratit dhe Përmetit.

Por që Skrapari dhe Çorovoda si qëndra e tij, të marrë një profil të mirfilltë turistik, siҫ dhe ne kërkojmë,  duhet që të ketë një rrjet modern të ujrave të bardha dhe të zeza, një furnizim 24 orë në dite me ujë te pijshem i cili nuk mungon, madje tepron duke u derdhur në  lumë, por në shtëpite e qytetareve, ai shkon me orar të kufizuar.

Ҫorovova me rezervat e saj ujore të pasura, i ka të gjitha mundësite për të patur furnizim me ujë të pishëm 24 ore në ditë, dhe ne kemi gati projektin që do ta mundësoje këtë, kërkojmë nga Qeveria që të realizoje finacimin e këtij projekti shumë të rëndesishem.

Skrapari është nje zone vitale, me njerëz mikëpritës dhe punetorë , me energji të mëdha të pashfrytëzuara në shumë fusha, do të dëshiroja që të ftoja të gjithë investitorët vendas , si dhe ata me origjinë nga Skrapari, të vijnë të investojnë kapitalet e tyre këtu,  do të dëshiroja të ftoja fermerët, që të rrisin investimet në mikrofermat e tyre, të ruajne traditen, ta zhvillojnë atë në kushtet e realitetit të sotem gjithpërfshirës,  ne si pushtet lokal, do të krijojmë gjithë klimën e përshtatshme dhe sigurin për sipërmarrjet dhe bizneset e tyre në zone.