Shkolla e Mesme e Përgjithëshme Ramiz Aranitasi Skrapar binjakëzohet me Shkollën e Mesme të Përgjithëshme Hydajet Lezha,të qytetit të Lezhës .

Në ceremoninë e Binjakëzimit përveҫ të mysafirëve të shumtë nga Qarqet Lezhe ,Berat ,Fier mori pjesë Regjisori i Mirënjohur Pëllumb Kulla.
Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu ” Dy trevat Lezha dhe Skrapari jane treva me lidhje të hershëme ,me tradita të spikatura në fushën e historisë ,kulturës ,mikëpritjes ,që tani po konturohen dhe po dimensionohen në një realitet të ri atë të arsimit .
Tradita e binjakezimeve në fusha të ndryshmë ,midis Shteteve,Qarqeve,Qyteteve ,Drejtorive,Institucioneve Shkollore, janë jo vetëm tradita shumë të bukura ,por dhe me interes të ndërsjelltë pasi përafrojnë ,njerzëit ,institucionet ,kulturat,traditat ndihmojne ne ndarjen e ideve dhe pikëpamjeve të ndryshme në interes të komuniteteve që përfaqsojne dhe unë uroj dhe shpresoj që ky binjakezim i dy gjimnazeve tona atij Hydajet Lezha dhe Ramiz Aranitasi ti shërbej sa më mirë arsimit.
Gjimnazi Ramiz Aranitasi si i vetmi gjimnaz i Skraparit parqet nje ikonë ,një vlerë të pamohueshme pasi nga kjo shkollë kanë dalë qindra e qindra nxenës, që dijet e marra nga kjo shkollë po i trasmetojne me sukses ,duke ndërtuar sipërmarrje të sukseshëme ngado që puojnë dhe jetojnë ,në Shqipëri,Amerikë ,Kanada ,Gjermani ,Itali etj.
Uroj që ky binjakëzim i parë ,të shoqërohet më binjakëzime të tjera ,në shkolla të tjera brenda dhe jashtë vendit me qëllim që arsimi dhe cilësia e tij të rritet përmes një bashkëpunimi sa më të frytshëm dhe bashkia natyrisht do të ofrojë gjithe ndihmën dhe mbështetjen e saj të pakushtëzuar, për ta rikthyer Gjimnazin Ramiz Aranitasi në rangun e shkollave me te mira ne vend.”
Në cermoninë që u zhvillua në Pallatin e Kulturës Riza Cerova ,në sallën e tejmbushur me nxënës dhe mësues të kësaj shkolle ,moren pjese Dretorit te Drejtorisë Arsimore Berat Selman Hodo,Pergjegjëses së Zyres Arsimore Skrapar Albana ,nga qyteti i Lezhes mori pjesë Drejtori i Drejtorisë Arsimore ,Drejtoresha e Gjimnazit Hydajet Lezha të shoqeruar nga mesues të kësaj shkolle dhe mesues nga shkollat e Pukës,Matit dhe Fierit si dhe I ftuar special regjizori I mirenjohur.
Ceremonia e hapjes u organizua nën tingujt e bukur të këngëve dhe valleve të Skraparit të cilat krijuan një atmosferë mjaft miqësore të miqtë nga Lezha.
Në fjalën e tij të Hapjesë Drejtori i DAR Berat Selman Hodo, theksoi se ky event është një ngjarje me rëndësi të vecantë ,e cila ndërthur vlerat dhe traditat historike të dy trevave asaj Lezhe dhe Berat.
Në mirëpresim pjesëmarrjen në këtë event dhe të kolegëve nga bashkia ,Pukë ,Has,Barjam Curri,Fier dhe urojmë që tradita e bukur e binjakezimeve ,shkembimeve të vlerave ,të vazhdoje me shkolla të tjera të qarkut të Beratit.
Drejtori i DAR Lezhë Bardhok Pulaj në fjalën e tij përshendetëse pasi falenderoi për mikpritjen theksoi se zona e Lezhes dhe e Skraparit jane dy zona me tradita te spikatura ne fushën e mikëpritjes ,ndonëse për ne është e para herë që vizitojmë Skraparin ,ai nuk ka qënë I panjohur për ne pasi në e kemi njohur me poezinë e mrekullueshme të poetit Xhehavir Spahiu,tingujve të kënges së mrekullueshmë popullore ,si dhe në vargjet e poetit Naim Zoto ,nje shoku im i Universitetit.
Dhe këtë realitet,traditën e mikpritjes Skraparase që unë e kisha dëgjuar sot po e prek nga afër dhe uroj që ky binjakëzim të jeteje sa më jetëgjatë.
Drejtoresha e ZA Skrapar Albana sulaj në fjalën e saj përshëndetëse theksoi se kjo ditë ,kjo ceremoni binjakëzimi midis dy Gjimnazeve Hydajet Lezha dhe Ramiz Aranitasi Skrapar është një ditë e vecantë dhe unë sot ndjehem e privilegjuar dhe dëshiroj të falenderoj DAR Lezhe që përgjidhi Gjimnazin Ramiz Aranitasi për këtë binjakëzim dhe uroj që ky bashkëpunim I saponisur të jetë sa më frytdhënës sa më afatgjatë.Falenderoj dhe Kryetarin e bashkisë Skrapar Z.Nesim Spahiu për mbështëtjen e arsimit dhe problematikave të tij si dhe DAR Berat me Drejtorin Selman Hodo I cili mbështeti dhe inkurajojë këtë nisme ,këtë binjakëzim.
Me pas ceremonia vazhdoi me përshëndetjen e Drejtoreshës së Shkollës së Mesme të Përgjithëshme Skrapar Ramiz Aranitasi Mimoza Zylyftari ,e cila pasi falenderoi të gjithë pjesëmarrësit për pjesëmarrjen tha qe është e para herë që ne përjetojmë një event të tillë dhe natyrisht ndjehemi të emocionuar por në të njëjtën kohë ndjehemi shumë mirë ,pasi nëpërmjet shkembimeve ,vizitave ne do të ndajmë vlerat më të mira në fushën e mësimdhënies të të dy trevave tona.
Drejtoresha e Gjimnazit Hydajet Lezha Yllka Cuko në fjalën e saj përshendetëse tha që unë uroj që kjo miqësi e saponisur të vazhdojë të zgjase dhe për të treguar këtë ne kemi përgatitur dy surpriza njëra qëtregon Lezhën si qytetit I Besëlidhjes dhe tjetera që tregon lezhën si një qytet me traditë në fushën e mikpritjes .Keto surpiza të sintetizuara në dy piktura të bukura ju dhuruan Drejtoreshës së Gjiminazit Ramiz Aranitasi e cila nga ana e saj I dhuroi një dhurate simbolike drejtoreshës sëGjimnazit Hydajet Lezha .
Me pas ceremonia vazhdoi me koncertin e përgatitur me kengë dhe valle nga të dy qytetet Skrapar dhe Lezhe.
Pas ceremonisë grupi I mësuesëve vizitoi kanionet e osumit ku miqtë mbetën mjaft të impresionuar nga bukuria dhe madheshtia e tyre .Për nder të miqëve u organizua një darkë në Hotel Kanione ku mësusit dhe të ftuarit ,u argëtuan nën tingujt e bukur të muzikës dhe produkteve tradicionale të zonës.