Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi I infrastruktures vendore. Bashkia Skrapar cdo vit parashikon fonde në buxhet për mirmbajtjen e infrastukturës së qytetit të cilën e kryen nëpërmjet Ndërmarrjes së Shërbimeve. Projekti konsiston në sistemimin,asfaltimin e rrugës Alush Grepcka,e cila është një segment rrugor kryesor që ndodhet në Lagjen “5 Shtator”, lagja më e madhe e qytetit të Çorovodës.Projekti ndikon në përmirësimin e infrastruktures vendore. Direkt nga ky projekt përfitojnë 4000 banorët e lagjes 5 Shtatori ku shtrihet ky segment rrugor.Nga ky projekt përfitojnë edhe të gjithë banorët e qytetit të Çorovodës,rreth 8000 banorë.