Kryetari i Bashkisë Skrapar në bashkëpunim me gjithë administratën bën të mundur festimin e 1 Qershorit për fëmijët e “Qendrës Ditore me Aftësi Ndryshe”. Në bashkpunim me Mësuese Lumturi Caka së bashku me nxënësit e klasës së IV të shkollës “Kahreman Ylli” u organizua një aktivitet në natyrë. Fëmijët e klasës së IV përshëndetën fëmijët me vjersha dhe këngë si dhe me lojra të ndryshme. Nga ana e stafit për fëmijët u ndanë disa dhurata simbolike. Duke ju uruar të gjithë fëmijëve – Gëzuar 1 Qershorin – qofshi gjithmonë të lumtur.