Vijojnë aktivitetet e Këndit të BE në Bashkinë Skrapar.

Këndi i BE në Bashkinë Skrapar zhvilloi sot më datë 30 Mars, takim informues në Njësinë Administrative Bogovë  . Punonjësit u njohën me funksionet e Këndit të BE.

Prezantimi  u mbajt nga Koordinatorja Lokale e Këndit të BE  znj.Anxhelina Zhuri  dhe Koordinatorja Mbështetëse zj.Arisa Hidersha.

Gjatë këtij takimi , u prezantua dhe spoti publicitar i projektit .

Këndi i BE  ne Skrapar, i cili ndodhet pranë ambienteve të Bashkisë, mirëpret të gjithë qytetarët që duan të dinë më shumë mbi BE, politikat, dhe fondet e Bashkimit Evropian.