[vc_row][vc_column][vc_column_text]Këndi I BE zhvilloi sot më 6 Prill, aktivitetin “Të jemi të shëndetshëm ” me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë (7 Prill) , në bashkëpunim me Vullnetaren e Korpusit të Paqes, Jennifer Kitts dhe mësuese Fadjola Caka në shkollën “Kahreman Ylli“.
Gjatë këtij aktiviteti nxënësit u njohën fillimisht me Këndin e BE dhe më pas me informacione në fushën e shëndetësisë . Nxënësve iu shpërndanë foto në lidhje me shëndetin dhe nxenësit shprehën mesazhet që kuptuan nga këto foto.Pas kësaj nxënësit u ndanë në grupe dhe zhvilluan një konkurs me pyetje në lidhje me alkolin, duhanin, aktivitetet fizike, ushqimin dhe higjienën.
Dhe në fund, nëpërmjet një loje me pantomima , nxenesit përcollën mesazhet që mësuan .[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/3″][/vc_column][vc_column width=”1/3″][/vc_column][vc_column width=”1/3″][/vc_column][/vc_row]