Këndi i BE në Bashkinë Skrapar në bashkëpunim me Këndin e BE të Bashkisë së Urës Vajgurore dhe organizatën New Bridges Berat mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert organizuan sot ne daten 14 Maj takim informues në gjimnazin “Ramiz Aranitasi”.
Të rinjtë u njohën dhe diskutuan rreth njohurive që kishin për Bashkimin Evropian dhe marrëdhënien Shqiperi-BE.
Të rinjtë u informuan mbi mundësitë e ndryshme të mobilitetit në BE dhe si mund te rritet kontributi i tyre në sfidat e Evropës si: Solidariteti, përfshirja, demokracia dhe qytetaria aktive.
Të rinjtë u informuan mbi rolin e këndit të BE në bashkinë e tyre dhe se si mund ti ndihmojë ata dhe qytetarët e bashkisë me informacione të ndryshme rreth BE.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/3″][/vc_column][vc_column width=”1/3″][/vc_column][vc_column width=”1/3″][/vc_column][/vc_row]