Paraditen e së shtunës 22 shtator 2018 , Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu priti një delegacion të Komunës së Vaccarizzo Albanese, në mjediset e Bashkisë Skrapar. Gjatë paradites ishin pamjet e Kanionioneve të Osumit që u vizituan të parat dhe që mrekuluan Kryetarin e Komunës së Vaccarizzo Albanese z.Antonio Pomillo si dhe përfaqësues së sipërmarrjes së vendit ku mrekullisht gjuha dhe tradita shqip ruhen mirëfilltasi në mes të arbëreshëve shekullor. Në takim, e mbajtur në mjediset e bashkisë Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Spahiu njohu miqtë me Skraparin, Traditat dhe zhvillimin turistiko-kulturor ku po mbështetet zhvillimi i gjithë zonës. Nga ana e tij z.Pomillo theksoi rëndësinë e vazhdi mit të bashkëpunimit të ndërsjelltë mes dy bashkive tona. Emblemat simbolike të Bashkive Respektive u shkëmbyen si një tregues se përpjekja jonë e bashkëpunimit mes palëve do të vazhdoj sukseshëm. Miqtë vizituan mjediset e institucionit vendor të Bashkisë Skrapar si dhe disa ndër vendet e atraksioneve turistike të zonës, ku vëmendja e mbresat pa dyshim ishin pozitive jo vetëm për Kanionet e Osumit por edhe për gjithë qytetin. Në vijim disa imazhe nga ky Aktivitet.