Këtë 1 tetor 2018, Bashkia Skrapar zgjodhi një formë ndryshe të përcjelljes së mesazheve për më shumë vëmendje e kujdesje sociale ndaj të Moshuarve. Në kuadër të ditës ndërkombëtare të të moshuarve, nisma “Lule për Ty” zbriti në rrugët dhe lagjet e qytetit duke promovuar rëndësinë e kësaj ditë dhe rolin e autoritetit vendor në ndërgjegjësimin e shoqërisë. Një material video, nga kjo ditë e gjatë shfaq përmbledhurazi nismën. Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu në faqen zyrtare në facebook publikoi videon së bashku me këtë mesazh:
Mirënjohje dhe Urime për të Moshuarit në Skrapar.
Me një inisiative simbolike dhe modeste ne i uruam ata, ndryshe!
Nëpër rrugët e këtij qyteti ata janë historiku vetë, janë mirënjohja, respekti, dashuria që gjithësecili prej nesh duhet t’a shfaq në çdo ditë të vitit por që sot kulmon në Ditën Ndërkombëtare për të Moshuarit!
Ky qytet është më i shtrenjtë me ju… e kështu do të jetë ngaherë sepse… Jemi Bashkë! Përherë!(Më poshtë video – kërkon akses në rrjetin social facebook)