Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!
Neni 7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” si dhe neneve 25 dhe 71 i VKM Nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Brenda 5 ditëve nga nënshkrimi
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Kryetari i Bashkisë
 

Procedurat për ankimim
Si të arrish mbrojtjen ligjore? Procedurat e apelimit – hap pas hapi

1.   
Apeluesi. Operatori ekonomik ose Tenderuesi, si dhe çdo person që ka ose ka pasur interes në një procedurë prokurimi publik, koncesioni, ankandi dhe kur është dëmtuar ose rrezikohet të dëmtohet nga një vendim i autoritetit kontraktor, i marrë në kundërshtim me këtë ligj, mund ta kundërshtojë vendimin.2.   Ankesa për procedurat e prokurimeve,ankandeve dhe koncensioneve/ppp (sipas ligjit nr 123/2013 Koncensionet dhe Parneritetin Publik Privat) i paraqitet,së pari, me shkrim, Autoritetit Kontraktor në fjalë brenda 7 ditëve që nga dita kur ankimuesi është vënë në dijeni ose duhet të ishte vënë në dijeni për shkeljen e pretenduar, sipas përcaktimeve përkatëse ligjore.

3.   Afatet kohore për paraqitjen e ankesës për prokurimet publike ankandet dhe koncensionet/ppp. Nëse Autoriteti Kontraktor nuk shqyrton ankesën brenda afatit kohor të përcaktuar në ligj, ose e refuzon atë, ankimuesi mund të paraqesë një ankesë me shkrim në Komisionin e Prokurimit Publik brenda 10 ditëve nga dita e nesërme e punës, pas përfundimit të afatit kohor të përcaktuar,për procedurat e prokurimit dhe koncensioneve/ppp si dhe brenda 7 ditëve për procedurat e ankandit ose në rast se ankesa nuk pranohet nga Autoriteti Kontraktor,që nga dita kur ankuesi është njoftuar nga Autoriteti Kontraktor. Një kopje me shkrim e ankesës i dërgohet edhe Autoritetit Kontraktor.
Ankesa për procedurat e koncensioneve I paraqitet KPP brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit të klasifikimit vetëm në rastet kur procedura koncensionare ka nisur të zhvillohet në bazë të ligjit nr.9663,datë 18.12.2006 “Për koncensionet”i ndryshuar
4.   
Përmbajtja e ankesës. Ankesa  bëhet me formularin përkatës, ku shënohen emri dhe adresa e ankuesit, referimi për procedurën konkrete, baza ligjore dhe përshkrimi i shkeljes, pretendimi i ankuesit për vendimin përfundimtar, shkallët e ankimit, shoqëruar me dokumentacionin përkatës dhe vendimin e Autoritetit Kontraktor. Elementet e mësipërme janë të domosdoshme për shqyrtimin e ankesës.
5.   
Mbrojtja Ligjore. Palët kanë të drejtë, që kundër vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik, të bëjnë padi për të  shqyrtuar mosmarrëveshjet administrative në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë,Tiranë. Shqyrtimi i këtij ankimi në gjykatë nuk pezullon procedurat e prokurimit publik, ankandeve dhe koncesioneve/ppp.