U kujtua sot, në Nishicë, Skrapar Beteja e Lavdishme e Tendës së Qypit, që këtë vit përkon me 75 Vjetorin e saj.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z.Ilir Meta mori pjesë në aktivitetin kushtuar kësaj ngjarje të rëndësishme jo vetëm të popullit të Skraparit por të Bijëve e Bijave të Shqipërisë që sakrifikuan jetën për Çlirim. Mes të pranishmëve edhe Kryesia e Komitetit të Veteranëve të Rrethit, Deputetë dhe pjesëtarë të Familjeve të Dëshmorëve. Gjatë fjalës së rastit Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu ndër të tjera tha:

Dëshiroj t’ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen në këtë ngjarje të veçantë në 75 vjetorin e Betejës së Tendës së Qypit. Kjo betejë është një nga betejat me të lavdishme të luftës Nacional Çlirimtare
Fitorja e forcave partizane, grupit të Skraparit dhe Brigadës së Parë Sulmuese në këtë betejë ndaj forcave gjermano-balliste do shënonte kthesën e madhe në fitoren përfundimtare për Çlirimin e vendit. Ne sot përkujtojmë me respekt dhe mirënjohje, të gjithë ata që bënë këtë luftë, kujtojmë me respekt 17 Dëshmorët e kësaj beteje që bënë sakrificën më sublime – Jetën e tyre të re.
Kujtojmë Komandantin dhe Komisarin e Grupit të Skraparit Heroin e Popullit Zylyftar Veleshnja dhe Iljaz Sevranit. Një meritë të padiskutueshme në këtë betejë ka edhe komandanit i brigadës së parë sulmuese, burri i shtetit ushtaraku i zoti dhe i talentuar Mehmet Shehu. Lufta Nacional Çlirimtare ka qënë dhe do të mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të Historisë sonë Kombëtare pavarësisht përpjekjeve për t’a mohuar dhe anashkaluar atë. Ngjarjet e fundit, rehabilitimi i disa figurave nacionaliste të damkosura nga popullli si tradhëtarë që hapturazi bashkëpunuan me pushtuesit në dëm të interesave kombëtare janë të papranueshme nga ne. Mirënjohja, vlerësimi dhe përkujtimi i dëshmorëve e heronjve së ngjarjeve të luftës Nacional Çlirimtare ka qënë dhe do të mbetet një nga prioritet tona të qeverisjes sonë lokale.
Lavdi Betejës së Tendës se Qypit!
Lavdi dhe mirënjohjeve Dëshmorëve të kësaj beteje, partizanëve dhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë luftë!