Një zile simbolike tringëlloi sërisht, për t’i rikthyer ata në shkollën e dashur ku kaluan vite dhe u rritën bashkë me të. Të shunën rreth orës 09:30 në Gjimnazin “Ramiz Aranitasi” u takuan sërisht mësuesit e nxënësit e këtij institucioni ndër vite ndërsa vizituan klasat dhe shihnin me kujdes fotot e së dikurshmes që u ripërjetësua. Me thinja dhe rrudha dhe me një emocion të papërshkrueshëm ish kolegët takonin njëri – tjetrin, qytetarët takonin mësuesit e tyre të parë dhe përfitonin nga rasti për të bërë fotografi me të papërsëritshmit. Emocioni i veçantë kur Drejtori Aktual i Gjimnazit takonte Drejtorin e parë z.Qani Zaimi i cili ishte pjesë e një sërë aktivitetesh të ditës. Kryetari i Bashkisë Skrapar, njëherësh mësues i këtij institucioni z.Adriatik Mema mikpriti dhe shoqëroi të pranishmit gjatë gjithë ditës që i’u dedikua 60 Viteve të Gjimnazit “Ramiz Aranitasi”… një krenari më shumë e qytetit tonë!