Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Aksioni Kombëtar i Pastrimit – Bashkia Skrapar i bashkohet Nismës për një Mjedis të Pastër

Aksionit Kombëtar për Pastrimin e Mjedisit i’u bashkua sot edhe stafi i Bashkisë Skrapar. Që në orët e para të ditës së sotme, së bashku me Punëtorët e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike si dhe Njësinë Administrative Qëndër ekipi ynë u fokusua në segmentin turistik përgjatë rrugës së Kanioneve, një ndër zonat më të frekuentuara nga turistët dhe vizitorët.
Le të vijojmë së bashku misionin për t’u kujdesur për mjedisin, prandaj ju ftojmë edhe ju të bëheni pjesë e nismave për mbajtjen pastër të Skraparit tonë.