Në kuadër të procesit të ri-shqyrtimit të projekt vendimeve “Për një ndryshim në VKB nr. 48, datë 23.12.2019, ‘Për miratimin e buxhetit vjetor 2020 dhe të projekt-buxhetit afatmesëm 2020-2022, të Bashkisë Skrapar dhe institucioneve në varësi të saj”, Bashkia Skrapar organizon dëgjesë me publikun në fshatin Backë e Re, Njësia Administrative Potom, ditën e Premte, datë 03.07.2020, ora 12:00, në ambientet e shkollës së këtij fshati. Sa më sipër, Bashkia Skrapar, ju fton të bëheni pjesë e këtij takimi për diskutimin e projekt akteve të paraqitura dhe gjetjen e zgjidhjes më të mirë për komunitetin dhe nxënësit e shkollës fillore të fshatit Backë e Re.
Bashkëlidhur dhe dy projekt vendimet që do të diskutohen:
Të ftuar:
- Prindërit e fëmijëve të shkollës Backe e Re
- Këshilli i Prindërve Potom
- Kryesia e fshatit Backë e Re
- Administratori i Njësisë Administrative Potom
- Drejtori ZVAP
- Mësuesit e shkollës Backë e Re
- Anëtarë të Këshillit të Bashkisë
- Përfaqësues të Bashkisë Skrapar
- Specialistë të fushës