Të dashur bashkëqytetarë,
Në këtë prag ndërrimi të viteve, dëshiroj të përcjell urimet e mija më të sinqerta për çdo qytetar dhe familje në Skrapar. Me gjithë zemër uroj që viti i ri 2023 të jetë, për të gjithë ju, një vit i mbushur me gëzime dhe të mira. Paçi shëndet, begati dhe lumturi me gjithë të dashurit tuaj. Një urim i veçantë shkon për pjesëtarët e familjeve tuaja, të cilët për shumë arsye, nuk mund të jenë me ju në këtë ditë të shënuar. Le të shërbejë kjo ditë për t’i ofruar njëri tjetrit më shumë ngrohtësi, me shumë dashuri, mbështetje dhe solidaritet. Pavarsisht statusit shoqëror, të gjithë kemi nevojë për këtë gjë. Ndaj, të gjithë së bashku, në çdo skaj të Skraparit le ta kthejmë këtë ditë, në një ditë gëzimi dhe harmonie, duke besuar fort se viti që vjen do të jetë edhe më i mbarë për familjet tona. Dëshiroj, po ashtu, t’ju përcjell urimet e mija të gjitha atyre familjeve, të cilat këto vite  janë larguar nga Skrapari, duke ndërtuar jetën e tyre me shumë dinjitet në qytete të tjera të Shqipërisë. Kudo ku keni shkuar, me punën tuaj, përkushtimin dhe sakrificën keni qëndruar Skraparlinj të vërtetë.
Edhe një herë, gëzuar nga mot. 
Me shumë mirënjohje për të gjithë ju,
Adriatik Mema,
Kryetar i Bashkisë.