Në mbështetje të ligjit Nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” në nenin 9 pika 1.3, nenin 34 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar nenin 34 të ligjit nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, ligjit nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr. 23 datë 30.07.2018 “Për procedurat standarde të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm të NJQV” të ndryshuar, Udhëzimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr. 06 datë 28.02.2023 “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm vendor 2024-2026, si dhe udhëzimit plotësues  nr. 21  date 07.07.2023 , “Për përgatitjen  e programit  buxhetore afatmesëm vendor 2023-2026

Bashkia Skrapar Njofton: Zhvillimin e konsultimit publik për projekt aktin, buxheti afatmesëm (PBA) 2024-2026, dhe  buxheti vjetor të Bashkisë Skrapar dhe institucioneve  në varësi të saj “

Konsultimi publik : Vendi,  në sallën e kinemasë “Teftik Lapani”,  Çorovodë,  në datën 09.11.2023 ora 11:00.

Pjesëmarrës:

Bashkia Bashkisë: Kryetari i Bashkisë, Grupi Menaxhimit Strategjik, Administratorë të Njësive  Administrativë, Kryetar të fshatrave, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik.

Këshilli i Bashkisë Skrapar : Kryetarja e Këshillit Bashkisë , Komisioni Ekonomisë dhe Financës të Këshillit të Bashkisë.

Nga komuniteti:  Banorët e qytetit Çorovodë, banorë të Njësive Administrative, grupe biznesi si dhe organizata jo fitimprurëse.

Forma e konsultimit: Takim publik

Linku: BUXHETI AFATMESEM (PBA) 2024-2026