Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Fuqizimi i Zhvillimit Socio Ekonomik dhe përfshirjes sociale në Potom.

Bashkia Skrapar organizon ceremoninë e shpërndarjes se bidonëve të qumështit në kuadër të zbatimit të projektit “Fuqizimi i Zhvillimit Socio Ekonomik dhe përfshirjes sociale në Potom.

Ditën e djeshme, datë 14 Tetor 2024 në Njësinë administrative Potom u zhvillua ceremonia e dorëzimit të bidonëve të qumështit, për fermerët e Njësisë Administrative Potom. Në ceremoninë e dorëzimit të bidonëve të qumështit përveçse fermerëve përfitues, drejtueseve të projektit mori pjese dhe Menaxheri i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural ne Shqipëri Z.Lazzlo Arendas.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Menaxheri i Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural Z.Lazzlo Arendas pasi falenderoi blegtoret pjesëmarrës, foli për mundësinë e blegtoreve për të përfituar nga fondet IPA, për fuqizimin dhe rritjen e ekonomive te tyre përmes investimeve duke i inkurajuar ata që të aplikojnë, ne keto fonde, për futjen e teknologjive të reja në fermat e tyre me qëllim rritjen e prodhimeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës për veten dhe familjet e tyre.

Blegtorët përfitues falenderuan bashkinë për mbështetjen përmes projektit, Bashkimin Europian si donator, dhe kërkuan që të informohen më shumë për projektet IPA, me qëllim që jo vetëm të prodhojnë produkte blegtorale por dhe ti përpunojnë vetë ato.
Pas ceremonisë së dorëzimit të bidonëve të qumështit Menaxheri i Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural Z.Lazzlo Arendas zhvilloi një inspektim në lerat e ndërtuara në Njësinë Administrative Potom dhe pas u zhvillua një takim pune ku u diskutuan mbi projektin dhe problematikat në zbatimin e tij.