Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: Eugen

Njoftim për pozicion vakant Financier Projekti

Bashkia Skrapar, në kuadër të implementimit të projektit “Empowerment of Socio Economic development and social inclusion of Potom,Skrapar Municipality”. Me kohëzgjatje tetor 2022- shtator 2025, me bashkëfinancim të Bashkimit Europian nën programin EU for socio-economic development (as alternative to drugs cultivation and trafficking) kontratë IPA/2021/436-644

Shpall pozicionin vakant për FINANCIER PROJEKTI  me kohë të pjesshme, për gjatë kohës së implementimit të këtij projekti.

Detyrat e Financierit te projektit:

Financieri i projektit ështe përgjegjës për mbajtjen e kontabilitetit të projektit, përgatitjen e raporteve financiare dhe menaxhimin e brendshëm të fondeve.

  • Duhet te bashkëpunojë ngushtësisht me Menaxherin e Projektit për të siguruar menaxhim eficient dhe të qëndrueshëm të financave të Projektit.
  • Financieri i Projektit do të bëje ndjekjen e realizimit të projektit dhe të kontratave, si dhe siguron një proçedim normal për të gjithë proçedurat e pagesave nën këtë projekt, përfshi menaxhimin dhe plotësimin e të gjitha llogarive speciale dhe të sigurojë që kërkesat e BE për të gjithë aktivitetet të realizohen.

Detyrat Kryesore:

  • Realizon një dokumentacion të plotë dhe menaxhimin të operacioneve financiare, nëpërmjet llogarive të përshtatshme dhe kontrolleve të brendshme.
  • Përgatit pasqyrat financiare dhe raportet që lidhen më aspektin financiar.
  • Sigurohet që transaksionet regjistrohen siç duhet dhe futen në sistemin e kontabilitetit.
  • Siguron regjistrimin e saktë të transaksioneve në sistemin e kontabilitetit.
  • Përgatit planifikimin financiar/buxhetor afat-shkurtër dhe afat-gjatë të projektit.
  • Rishikon buxhetin e projektit sipas kërkesave të lindura.
  • Bën rishikimin financiar të performancës së aktiviteteve të projektit.

Kualifikimet e domosdoshme

  • Diplomë të studimeve Universitare dhe Pasuniversitare në Fakultetin e Ekonomisë.
    • Diplomë Bachelor Dega “ Financë”, Fakulteti i Ekonomisë
    • Master në “Kontabilitet & Auditim”, Fakulteti i Ekonomise
  • 5 vite eksperiencë pune në menaxhim buxheti dhe të ardhurash
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi.
  • Aftësi të mira komunikimi,prirje për të punuar në grup dhe për të realizuar objektivat saktë dhe në kohe.
  • Aftesi të menaxhimit dhënies së prioriteteve të detyrave të ndryshme .
  • Aftësi shumë të mira organizuese kjo fale eksperiencave të fituara nëpërmjet kontakteve dhe punës në grup.
  • Aftësi të mira kompjuterike, njohje e mirë e paketës Office e Microsoft Word, Microsoft Excel, Power Point.
  • Gjuhë angleze me vlerësimin shumë mirë.

Aftësi të tjera:

  • Integritet
  • I gatshëm të punoje në grup
  • Inovator

Ky pozicion pune është me kohë të pjesshme, 20 orë në javë, me pagë bruto 444.864 lekë në vit

Proçedura e aplikimit:

Për këtë pozicion pune ju lutem dërgoni: 

  • Një letër interesi
  • Një CV

Aplikim është i hapur deri me 22 tetor 2023, ora 16:30

Në vijim do të kontaktohen kandidatët që plotësojnë kushtet e mësipërme.

Vacancy announcement

Advertisement VACANCY: Project Manager, near SKRAPAR Municipality

Skrapar Municipality, within the framework of the implementation of the project “Empowerment of Socio Economic development and social inclusion of Potom, Skrapar Municipality”. Duration October 2022- September 2025, with co-financing from the European Union under the EU program for socio-economic development (as alternative to drugs cultivation and trafficking) contract IPA/2021/436-644

Announcing the vacant position for part-time PROJECT FINANCIER, for the duration of the implementation of this project.

Duties of the project financier:

The project financier is responsible for project accounting, preparation of financial reports and internal management of funds.

• Must collaborate closely with the Project Manager to ensure efficient and sustainable management of the Project’s finances.

• The Project Financier will follow up the implementation of the project and the contracts, as well as ensure a normal procedure for all payment procedures under this project, including the management and completion of all special accounts and ensure that the EU requirements for all activities are carried out.

Main Tasks:

• Realizes a complete documentation and management of financial operations, through appropriate accounts and internal controls.

• Prepares financial statements and reports related to the financial aspect.

• Ensures that transactions are properly recorded and entered into the accounting system.

• Ensures accurate recording of transactions in the accounting system.

• Prepares the short-term and long-term financial/budgetary planning of the project.

• Revises the project budget according to the arising requirements.

• Makes the financial review of the performance of the project activities.

Necessary qualifications

• Diploma of University and Post-graduate studies at the Faculty of Economics.

1- Bachelor Degree “Finance” Branch, Faculty of Economics

2- Master in “Accounting & Auditing”, Faculty of Economics

• 5 years of work experience in budget and income management

• Very good communication and organizational skills.

• Good communication skills, tendency to work in a group and to achieve the objectives correctly and on time.

• Ability to manage the prioritization of different tasks.

• Very good organizational skills thanks to the experiences gained through contacts and teamwork.

• Good computer skills, good knowledge of the Office package, Microsoft Word, Microsoft Excel, Power Point.

• English language with very good rating.

Other skills:

• Integrity

• Willing to work in a group

• Innovative

This job position is part-time, 20 hours a week, with a gross salary of ALL 444,864 per year

Application procedure:

For this job position please send:

• A letter of interest

• A CV

The application is open until October 20, 2023, at 16:30

In the following, candidates who meet the above conditions will be contacted.

Njoftim Punësimi për pesë (5) instruktorë me kohë të pjesëshme për Qendrën Sportive të shkollës 9 vjeçare “Zylyftar Veleshnja”, Çorovodë

Njoftim Punësimi

Bashkia Skrapar kërkon të punësojë pesë (5) instruktorë me kohë të pjesëshme për Qendrën Sportive të shkollës 9 vjecare “Zylyftar Veleshnja”  në Çorovodë.

Bashkia Skrapar po zbaton projektin: “Ndërtimi i Një Qendre Sportive ne shkollën 9 vjecare “Zylyftar Veleshnja”, financuar nga Marrëveshja e Grantit  EU4-CfP2-2022/A2. The Network of Associations of Local Authorities of South-East-Europe NALAS.

Projekti kërkon pesë (5) instruktorë basketbolli meshkuj dhe femra, për të zbatuar aktivitetet e hartuara në projekt.

Data e fillimit të punës për 5 (pesë) pozicionet: pas rreth 10 ditësh nga data 27.02.2023.

Kohëzgjatja:  2.5 muaj .

Pozicioni:

Instruktor i Sportit të Basketbollit

Detyrat dhe përgjegjësitë                    

-Përgjegjës për masivizimin e sportit të basketbollit në shkollë dhe lagjen” Estref Caka”.

– Krijimi i ekipeve zinxhir (grup moshave) me nxënësit e shkollës dhe të rinjëve të lagjes “Estref Caka”

– Organizimi i eventeve me karakter lokal, minikampionateve midis shkollave 9 vjeçare, te rinjve etj.

-Promovimin e sportit dhe aktiviteteve sportive, në nivel lokal dhe kombëtar.

Aftësitë dhe kompetencat e nevojshme:

-Diplomë në Shkenca Sportive.

  -Njohuri shumë të të mira, për disiplinën e sportit të basketbollit.

  -Përvoja në mësimdhënie në shkollat 9 vjeçare dhe te mesme

– Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi.

  -Shtetësia shqiptare.

Procesi i aplikimit

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë me e-mail në info@bashkiaskrapar.gov.al ose bashkiacorovode@ymail.com, të dërgojnë një shprehje interesi dhe një CV në formatin e BE-së . (http://europass.cedefop.europa.eu/en/documents/curriculum-vitae)

Afati i fundit për aplikime: 10 March 2023.

Ju lutemi vini re se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret bazë do të kontaktohen për përzgjedhje të mëtejshme.

Për më shumë informacion: Tel: +355312 22889

Employment Notice

Skrapar Municipality seeks to employ five (5) part-time instructors for the Sports Center of the 9-year-old school “Zylyftar Veleshnja” in Çorovode.

Skrapar Municipality is implementing the project: “Construction of a Sports Center at the 9-year-old school “Zylyftar Veleshnja”, financed by the Grant Agreement EU4-CfP2-2022/A2. The Network of Associations of Local Authorities of South-East-Europe NALAS.

The project requires five (5) male and female basketball instructors to implement the activities designed in the project.

Start date of work for 5 (five) positions: after about 10 days from 27.02.2023.

Start date of work for 5 (five) positions: after about 10 days from 27.02.2023.

Duration: 2.5 months.

Position:

Basketball Sports Instructor

Duties and Responsibilities

-Responsible for popularizing the sport of basketball in the school and neighborhood “Estref Caka”.

– Creation of chain teams (age group) with school students and young people from the neighborhood “estref Caka”

– Organization of local events, mini-championships between 9-year-old schools, youth, etc.

– Promotion of sports and sports activities, at the local and national level.

Necessary skills and competences:

-Diploma in Sports Science.

   – Very good knowledge of the discipline of basketball.

   -Teaching experience in 9-year and secondary schools

– Excellent communication and organizational skills.

   -Albanian nationality.

Application process

All interested candidates can apply by e-mail to info@bashkiaskrapar.gov.al or bashkiacorovode@ymail.com, send an expression of interest and a CV in EU format. (http://europass.cedefop.europa.eu/en/documents/curriculum-vitae)

Deadline for applications: 10 March 2023.

Please note that only candidates who meet the basic criteria will be contacted for further selection.

Fjala e kryetarit të Bashkisë në konferencën shkencore “Veçori të Luftës Antifashiste në krahinën e Skraparit 1942-1944”

I nderuar Kryetar i Akademise se Shkencave Akademik Gjinushi, Të nderuar Akademikë, profesorë, studiues, I nderuari deputet Naço, Të nderuar pjesëmarrës në këtë konferencë, Detyra e kryetarit të Bashkisë më jep privilegjin të flas nga tribuna më e lartë shkencore që kemi. Ndjehem shumë i nderuar të jem përpara kësaj audience, e cila, si rrallë herë, krijon një sinkron midis studiuesve, referuesve elitarë të historisë sonë, të ftuarve dhe sidomos publikut të gjerë të interesuar për atë çka do të kuvendohet. Më lejoni, së pari, të shpreh falënderimet më të përzemërta për kryetarin e Akademisë së Shkencave, prof. dr. Skënder Gjinushin, dhe stafin e Akademisë për gatishmërinë e treguar në organizimin dhe mbështetjen e kësaj konference, si dhe për secilin studiues që do të kemi kënaqësinë t’i dëgjojmë pak më pas. Në rrugëtimin e vet shumëshekullor, populli i Skraparit, sikundër i gjithë Shqipërisë, është përballur me sfida të panumërta, të cilat janë fiksuar fort në kujtesën historike. Këto sfida kanë prodhuar vlera kulturore specifike që reflektojnë identitetin e tij kulturor, në raport me krahinat e tjera, dhe formojnë atë që quhet ndërgjegje qytetare krahinore. Midis tyre, një vend të posaçëm nderi, zë rezistenca, përkrahja dhe lufta kundër fashizmit për çlirim. Është tashmë fakt i gjithë pranuar që Skrapari i ka dhënë shumë Luftës Nacionalçlirimtare. Dihet që agresioni fashist e vuri popullin shqiptar para një sprove të re historike. Ashtu si shumë treva të tjera edhe populli i Skraparit u rreshtua në anën e duhur të historisë.  Ai u mobilizua masivisht në Luftën Antifashiste duke dhënë një kontribut të spikatur qytetar, që në raport me kushtet i tejkalonte kapacitetet njerëzore lokale dhe  mundësitë ekonomike e sociale të tij. Krahina e Skraparit ka, ndër të tjera, meritën se gjatë gjithë luftës manifestoi një mbështetje dhe solidaritet mbarë popullor, duke provuar kësisoj se e drejta e lirisë  nuk mund të mposhtet nga çdo lloj armiku sado  i sofistikuar në mjete e armë luftarake. I gjithë territori i tij mbart shumë ngjarje dhe data historike të shënuara të LANÇ. Skrapari i dha luftës 404 dëshmorë të cilët sakrifikuan për një të ardhme më të mirë të brezave të mëvonshëm. Kjo na bën të gjithëve të ndihemi krenar për atë brez që bëri histori, duke e lartësuar emrin e Skraparit në historinë e luftës për çlirim kombëtar, duke u bërë, po ashtu, pjesë e memories sonë kombëtare. Kjo konferencë përveç të tjerash është edhe një nderim për të gjithë ata që luftuan apo dhanë edhe jetën për çlirim kombëtar. Dëshiroj të citoj një shkrimtar të njohur, i cili thotë se “të gjitha luftërat luftohen dy herë: një herë në fushën e betejës dhe një herë në atë të memories”. Besoj se kam edhe mirëkuptimin tuaj se sa e vërtetë dhe aktuale është kjo frazë edhe për ne shqiptarët. Në kushtet e lirisë së fjalës, të besimit dhe organizimit politik, pra, në kushtet e bashkëjetesës së ideve politike do të ishte mëkat të mos tregonim të vërtetën historike, të vërtetën e heronjve siç ishin, me zigzaget dhe mëdyshjet që ka qenia njerëzore, pra, pa retushe; jo si do të donte të ishin njëra apo tjetra palë. Historia nuk mund të jetë monopol dhe portofol i pushtetit të radhës. Personalisht mendoj se e vërteta historike mund të mos përkojë me të drejtën historike, por ky është një problem tjetër dhe për këtë fjalën e fundit e thonë historianët. Unë jam këtu për të dëgjuar dhe mësuar. Dhe ndërsa ai brez skraparllinjsh trima dhe patriotë e bëri detyrën e vet, duke u bërë bashkautorë të një nga faqeve më të ndritura të historisë sonë kombëtare, është detyra e të gjithë ne, më së pari e studiuesve, historianëve, elitave politike dhe civile që “beteja e memories” të jetë një pasqyrim real, objektiv dhe gjithë përfshirës i asaj çfarë ka ndodhur shumë vite më parë. Në një farë mënyrë, ky është edhe qëllimi i konferencës së sotme, e cila bën bashkë historianë dhe studiues elitarë të fushës. U jam shumë mirënjohës atyre, jo vetëm pse pranuan të ndajnë me ne punën e tyre shkencore, por edhe për një ndjenjë të dukshme simpatie dhe respekti që ushqejnë për Skraparin. Së fundmi, dua të ndaj me të gjithë ju një detaj special për organizimin e kësaj konference. Ka qenë inkurajimi dhe këmbëngulja e një miku të të gjithë neve sa jemi në këtë sallë, pa përjashtim, që të vinim në këtë ditë. Unë dhe panelistët e nderuar, kemi harxhuar shumë kohë së bashku, duke diskutuar deri në detaje zhvillimin e kësaj konference. Nuk mund ta imagjinoni se me çfarë meraku ka përcjellë çdo hap të organizimit të saj. Ky është prof. dr. Ajli Alushani, i cili po e ndjek këtë konferencë nga larg. Faleminderit, doktor! Ju i bëni nder jo vetëm Skraparit, kudo ku ndodheni.Duke përfunduar, dëshiroj të falënderoj të gjithë të ftuarit për pjesëmarrjen në këtë konferencë. Prania juaj e bën edhe më të plotë atë. Një falenderim i veçantë edhe për stafin e Bashkisë Skrapar dhe atë të Akademisë së Shkencave për përkushtimin profesional për mbarëvajtje të konferencës. 

Punime të mbara!

Ju faleminderit!