Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Transparenca

Mënyrat e Konsultimit

Neni Nr.18/1 I ligjit Nr. 139/2015″Për vetëqeverisjen Vendore” Neni 5 pika ç dhe Neni 13/3 I ligjit Nr. 68/2017 “Për të drejtën e Informimit” Nenet 1/1 dhe 4/c I ligjit Nr. 146/2014 “Për Konsultimin Publik”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati i Publikimit: Menjëherë
Organi që Miraton: Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
Organi që Zbaton: Sekretari I Këshillit Koordinatori për njoftimimin dhe konsultimin publik

Njoftimi për projektaktet që i nënshtrohen procedurës së konsultimit publik bëhet nëpërmjet regjistrit elektronik. Në rastet kur organi publik e konsideron të nevojshme, njoftimi mund të kryhet edhe në një apo disa nga format e mëposhtme:

a) me postë elektronike;
b) me lajmërim publik, i cili afishohet në ambientet e organit publik inicues;
c) me një lajmërim në mediat audiovizive kombëtare, rajonale ose lokale;
ç) me botimin në gazeta lokale ose në dy gazetat më të lexuara në nivel kombëtar.

Marrja e komenteve dhe rekomandimeve në procesin e konsultimit publik kryhet në një nga format e përmendura më sipër, si dhe në raste të caktuara në formë verbale dhe/ose me shkrim e të regjistruara në procesverbalin e takimeve publike.

Palët e Përfshira në Konsultimin Publik

Neni Nr.18/1 I ligjit Nr. 139/2015″Për vetëqeverisjen Vendore” Neni 5 pika ç dhe Neni 13/3 I ligjit Nr. 68/2017 “Për të drejtën e Informimit” Nenet 1/1 dhe 4/c I ligjit Nr. 146/2014 “Për Konsultimin Publik”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati i Publikimit: Menjëherë
Organi që Miraton: Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
Organi që Zbaton: Sekretari I Këshillit Koordinatori për njoftimimin dhe konsultimin publik

Në nenin 8 të ligjit për njoftimin dhe konsultimin publik, janë parashikuar subjektet mbi të cilët shtrihen të drejtat dhe detyrimetqë parashikon ky ligj. Subjektet e përfshirë në konsultimin publik,i klasifikojmë në bazë të llojit të tyre, detyrave, të drejtave dhekompetencave që kanë.Në lidhje me këto kritere, subjektet i klasifikojmë në dy kategori kryesore:

  1. Organe publike
  2. Individë dhe persona juridikë
  3. Organetpublike

Në ligj nuk specifikohet se cilat janë organet publike që kanë detyrimin për të zhvilluar procedurat e njoftimit dhe konsultimit publik. Nëse i referohemi nenit 3, pika 6, të Kodit të Procedurave Administrative, me organe publike do të kuptojmë:

a) Organe te pushtetit qendror;
b) Organe te pushtetit vendor;
c) Çdo organ i Forcave të Armatosura;
d) Entet publike;
e) Çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj, akt nënligjor ose çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve publike.

Në kuptim të ligjit për konsultimin publik, organ publik është çdo organ që nis procesin e hartimit të një projektligji, projekt-dokumenti strategjik, apo politike me interes të lartë publik. Nën petkun “organe publike” përfshihen disa institucione, por për të arritur në një analizë të drejtë, duhet të analizojmë se deri në çfarë mase detyrohen këto organe për të respektuar ligjin për njoftimin dhe konsultimin publik, pasi jo të gjithë institucionet kanë kompetenca për draftimin e akteve që i nënshtrohen konsultimit publik. Gjithsesi, ndarja në lloje nënkupton palët e procesit të konsultimit, që janë organet publike nga njëra anë dhe publiku nga ana tjetër.

Mënyra e Trajtimit të Komenteve dhe Rekomandimeve

Neni Nr.18/1 I ligjit Nr. 139/2015″Për vetëqeverisjen Vendore” Neni 5 pika ç dhe Neni 13/3 I ligjit Nr. 68/2017 “Për të drejtën e Informimit” Nenet 1/1 dhe 4/c I ligjit Nr. 146/2014 “Për Konsultimin Publik”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati i Publikimit: Menjëherë
Organi që Miraton: Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
Organi që Zbaton: Sekretari I Këshillit Koordinatori për njoftimimin dhe konsultimin publik

Pasi palët e interesuara dërgojnë komentet/rekomandimet në mënyrën dhe adresën e përcaktuar nga organi publik, koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik mbledh të gjitha komentet dhe rekomandimet e dërguara nga palët e interesuara në mënyrë të strukturuar dhe transparente.

Pasi komentet/rekomandimet mblidhen bashkë, ato shyrtohen nga struktura përgjegjëse e organit publik. Pas shqyrtimit, organi publik vendos nëse rekomandimet do të pranohen ose jo, si dhe në çfarë
mase do të pranohen. Në fund të procesit, organi publik harton një përmbledhje, në të cilën shprehet për rekomandimet/opinionet e marra në konsideratë dhe për arsyet pse rekomandimet e tjera nuk
janë pranuar. Ky parim shtrihet njëlloj edhe në rastin e konsultimeve publike që zhvillohen.

Përmbledhja me arsyet e mospranimit i njoftohet palëve në një nga mënyrat e njoftimit të parashikuara në këtë ligj. Në praktikë mund të ndodhë që numri i rekomandimeve të jetë tepër i lartë nga një numër i madh personash të interesuar. Për shembull,
në rastin e drafteve në kuadër të reformës në drejtësi, numri i rekomandimeve për një nen të caktuar ishte mbi 5, të gjithë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Në këto raste organi publik mund të marrë kohë dhe të bëjë një përmbledhje për arsyet e mospranimit në grup
të disa rekomandimeve. Ligji nuk parashikon që organi publik të përgjigjet ndaj çdo personi të interesuar, por vetëm të përgjigjet ndaj
çdo rekomandimi. Në rastet kur rekomandimet janë të ngjashme në natyrë, pavarësisht ndryshimeve të vogla në modalitete, organi publik mund të japë një përgjigje të unifikuar. Më pas, i takon çdo personi
të interesuar të identifikojë arsyet që përputhen me rekomandimet e dhëna nga vetë ai.

Mënyra e Mbajtjes së Proçesverbalit dhe rregjistrimit të takimit publik në takimet publike

[vc_row][vc_column]
[/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][lsvr_accordion][lsvr_accordion_item title=”Modeli i Mbajtes së Procesverbalit”]Microsoft Word - Konsultimi Publik Nr.1[/lsvr_accordion_item][/lsvr_accordion][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Organi publik, në rastet kur e çmon të nevojshme dhe projekakti
ka një rëndësi të veçantë dhe ka një interes të lartë publik, përveç
njoftimit të konsultimit publik, ai zhvillon dhe takime publike, ku
marrin pjesë subjektet, grupet e interesit, ekspertët, OJF-të etj.

Në mënyrë që palët e interesuara të kenë kohë të përgatiten dhe të
kenë mundësi të marrin pjesë në takim, organi publik duhet të bëjë
njoftimin për takimin publik që do të zhvillohet, jo më pak se 20 ditë
pune përpara takimit.

Bashkë me njoftimin për afatin, njoftimit i bashkangjitet informacion
për vendin, datën dhe orën kur do të zhvillohet takimi, si dhe një
kopje e projektaktit që do t’i nënshtrohet konsultimit publik.

Takimet për konsultimin publik janë të hapura, ku çdo person i
interesuar mund të marrë pjesë. Takimi drejtohet nga një përfaqësues
i organit publik dhe organizohet sipas rregullave të organit publik.
Pjesëmarrësit kanë të drejtën të shprehin opinionet në lidhje me
projektaktin dhe çështjet që janë në diskutim, duke respektuar
rradhën dhe etikën në komunikim.

Gjatë takimeve mbahet procesverbal, në të cilin regjistrohen
pjesëmarrësit dhe diskutimet e gjithësecilit gjatë zhvillimit të takimit.
Në praktikë mund të ndodhë që procesverbali të përfshijë vetëm pjesë të diskutimit, duke e paraqitur atë të shkurtuar në mënyrë të
përmbledhur. Për të pasur një dokument më të plotë të diskutimit,
rekomandohet që takimi të regjistrohet me audio ose video dhe ky
veprim nuk bie ndesh me ligjin.

Takimi mund të regjistrohet edhe nëse organi publik e konsideron të
nevojshme. Në këto raste, organi publik mund të vendosë që takimi
të transmetohet dhe në mediat audiovizive publike Radio Tirana,
Televizion Shqiptar, kanalet e tjerë në platformën digitale të këtij
institucioni, ose qendrat radiotelevizive lokale të RTSH). Ligji nuk
parashikon transmetimin në mediat private, por një veprim i tillë
nuk është i ndaluar. Nëse mediat private kanë interes, ato mund të
transmetojnë takimin

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Afatet për Dërgimin e Komenteve dhe Rekomandimeve

[vc_row][vc_column]
[/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Në mënyrë që konsultimi të jetë efektiv, palët e interesuara duhet

të kenë kohën e arsyeshme që të njihen me projektaktin dhe të

hartojnë komentet dhe/ose rekomandimet përkatëse. Në nenin 15

ligji parashikon afate, brenda të cilave palët e interesuara duhe të

dërgojnë rekomadimet e tyre. Këto afate janë të zakonshme, të cilat

mund të zgjaten në rastet kur konsiderohet e rëndësishme dhe e

domosdoshme nga organi publik.

 

Në varësi të fazës dhe llojit të konsultimit publik që do të zhvillohet,

janë parashikuar dhe afatet kohore. Në pikën 1 të nenit 15

parashikohen afatet e përgjithshme:

 

  1. a)Nërastet kur organi publik ndjek procedurën e “njoftimit

paraprak”, para se të fillojë hartimin e aktit, palët e interesuara

duhet të dërgojnë brenda 20 ditëve rekomandimet dhe

komentet. Afati është në ditë pune dhe fillon nga data e njoftimit

për procesin e njoftimit paraprak.

 

  1. b)Edhenë rastin e njoftimeve për procesin e konsultimit publik

për projektaktet afati është 20 ditë pune dhe fillon nga data e

njoftimit të procesit të konsultimit publik.

 

Siç u shprehëm më lart, afatet janë të zakonshme, por me vendim

të organit publik, afatet mund të shtyhen, sidomos kur aktet janë

komplekse ose të rëndësishme. Në ligj është parashikuar që ky afat

mund të zgjatet deri në 40 ditë pune dhe afati fillon nga momenti

i njoftimit të konsultimit publik. Në rast se organi publik vendos të

shtyjë afatet, ai duhet të njoftojë palët e interesuara.

 

Gjithashtu, organi publik ka të drejtë të zgjasë afatin apo të përsërisë

njoftimin kur komentet nuk janë cilësore, ose në rastet kur nga

komentet kanë dalë çështje të reja të rëndësishme, që nuk kanë qenë të

përfshira në draftin fillestar. Në këtë rast, ligji pothuajse ka garantuar

një mekanizëm që e bën konsultimin publik më efektiv, duke dhënë

më shumë mundësi që elementët e rinj të propozuar nga publiku t’i

nënshtrohen një konsultimi të gjerë dhe t’i jepet mundësia edhe pjesës

tjetër të publikut që të marrë pjesë në diskutimin e elementit/çështjes

së re. Shprehemi “pothuajse” sepse ligji nuk e ka garantuar këtë aspekt

me anën e detyrimit të organit publik, por vetëm duke i dhënë atij të

drejtën të veprojë në këtë mënyrë. Nëse organi publik nuk e ushtron

këtë të drejtë, konsultimi mbyllet brenda afateve të zakonshme.

 

Një afat specifik në lidhje me publikimin e projektaktit është parshikuar

në VKM nr. 828, datë 07.10.2015, ku parashikohet se koordinatori

për njoftimin dhe konsultimin publik duhet të publikojë projektaktin

brenda 48 orëve nga momenti i miratimit të tij nga organi publik. Në

rastet kur organi publik urdhëron që publikimi duhet të bëhet në një

afat më të shkurtër, koordinatori e publikon projektaktin sipas afatit

të urdhëruar. Ky afat prej 48 orësh, ose 2 ditë pune, nuk shtyn afatin

e përgjithshëm të konsultimit, pasi afati nis nga momenti që organi

publik ka marrë masa për publikimin e nismës me mënyrat e tjera që

parashikon ligji. Për këtë arsye, Këshilli i Ministrave ka parashikuar një

afat të shkurtër, në mënyrë që të mos humbasë kohë të vlefshme për

publikun. Afati prej 48 orësh është mëse i arsyeshëm për të realizuar

teknikisht hedhjen e materialeve përkatëse në Regjistrin Elektronik.

 

Në rastet kur ligjet e posaçme parashikojnë afate të ndryshme nga

afatet e parashikuara në këtë ligj, sipas parimit lex specialis derogat

lex generalis (ligji i posaçëm ka përparësi ndaj ligjit të përgjithshëm),

në këtë rast do të zbatohen afatet e parashikuara në ligjet e posaçme.

Ndër ligjet e posaçme mund të përmendim Konventën e Aarhus-it, e

cila është trajtuar në vijim të këtij materiali.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]