Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftim – Për strehimin social

Njoftim për Qytetarët

Bashkia Skrapar njofton të gjithë qytetarët se, në kuadër të zbatimit të Ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”, të gjithë individët dhe familjet që kanë dëmtuar çatitë e banesave të tyre mund të paraqesin kërkesë për përfitim nga programet e mbështetjes.

Si të aplikoni:
Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë Juridike, Bashkia Skrapar dhe duhet të përmbajnë dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Kërkesë me shkrim nga aplikanti
  • Fotokopje e kartës së identitetit
  • Certifikatë familjare
  • Dokument që vërteton pronësinë ose posedimin e banesës
  • Foto të dëmtimit të çatisë
  • Çdo dokument tjetër mbështetës (nëse ka)

Afati për dorëzimin e kërkesave: deri më datë 10 Shkurt 2026

Për më shumë informacion, qytetarët mund të drejtohen pranë ambienteve të Bashkisë Skrapar, në Drejtorinë Juridike.

Bashkia Skrapar mbetet e angazhuar për të mbështetur qytetarët në përmirësimin e kushteve të strehimit dhe trajtimin e rasteve në nevojë.

BASHKIA SKRAPAR