Eventi mblodhi qindra skraparas: Mbahet në Skrapar eventi Skrapari Fest Art 2018

Kushtuar traditës, valleve, muzikës dhe turizmit, Skrapari i kësaj fundjave të parë të gushtit 2018 mblodhi me qindra banorë në qëndrën e festave në Çorovodë. Muzika popullore, vallet dhe këngëtarë të ftuar për më shumë se 65 minuta mbajtën një atmosferë feste në Skrapar. Aktiviteti u organizua nga Qëndra Kulturore “Riza Cerova” nën kujdesjen e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu dhe në të morrën pjesë këngëtarët Nesim Mëno, Dashuri Hysaj, etj. Aktiviteti u shoqërua edhe me interpretime dhe vjersha nga më të vegjlit që vallëzuan me publikun në skenë. Gjatë gjithë kohës së eventit ky i fundit u shoqërua me pamje grafike dhe video në një projektim në sfond. Shohim disa imazhe nga ky aktivitet.

Takim në mjediset e Bashkisë Skrapar me Vrojtues – Sinjalizuesit e Zjarreve në territorin e Bashkisë Skrapar

Është zhvilluar në mjediset e Bashkisë Skrapar, një takim i frytshëm në kuadër të masave organizative kundër zjarreve në pyje. Ky është takimi vjen pas shumë takimesh të  tjera dhe fushatave sensibilizuese për mbrojtjen e pyjeve. Nënkryetarja e Bashkisë Skrapar Rudina Llango në takimin me inspektorët e shërbimit pyjor si dhe sinjalizuesat dhe vrojtuesit e pyjeve në Skrapar, kërkoi angazhimin maksimal në këtë sezon veror në mënyrë parandalimin e shfaqjes së zjarreve. Ajo theksoi se përtej punës së mirë të bërë deri tani, ku edhe pse në fillim gusht, Skrapari nuk rregjistron asnjë rast vatre zjarri deri tani, sërisht u kërkoi të pranishmëve bashkëpunimin me komunitetin, autoritetet dhe institucionet për masa konkrete parandalimi. Ndjekim disa imazhe nga ky aktivitetet.