Është zhvilluar në mjediset e Bashkisë Skrapar, një takim i frytshëm në kuadër të masave organizative kundër zjarreve në pyje. Ky është takimi vjen pas shumë takimesh të tjera dhe fushatave sensibilizuese për mbrojtjen e pyjeve. Nënkryetarja e Bashkisë Skrapar Rudina Llango në takimin me inspektorët e shërbimit pyjor si dhe sinjalizuesat dhe vrojtuesit e pyjeve në Skrapar, kërkoi angazhimin maksimal në këtë sezon veror në mënyrë parandalimin e shfaqjes së zjarreve. Ajo theksoi se përtej punës së mirë të bërë deri tani, ku edhe pse në fillim gusht, Skrapari nuk rregjistron asnjë rast vatre zjarri deri tani, sërisht u kërkoi të pranishmëve bashkëpunimin me komunitetin, autoritetet dhe institucionet për masa konkrete parandalimi. Ndjekim disa imazhe nga ky aktivitetet.