Zona Zhvillimore Nr.1 “Helmës-Staraveckë”
VENDIM
Nr. 626, datë 29.10.2025
PËR SHPALLJEN E NJË ZONE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SKRAPAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr. 20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Skrapar të Zonës Zhvillimore Nr. 1, Helmës-Staraveckë, Njësia Administrative Potom, me sipërfaqe 258 (dyqind e pesëdhjetë e tetë) Ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto.
- Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë: a) të zhvillimit ekonomik; b) të zhvillimit industrial; c) të zhvillimit turistik.
- Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Skrapar për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku
Dokumentacioni dhe Linku i Aplikimit
Vendimi Nr. 626, datë 29.10.2025
Plan-vendosja e zones zhvillimore nr.1 Helmës -Staraveckë
Procedura e aplikimit në E-Albania pas shpalljes
Linku i Aplikimit : https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=16987