Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Aktivitete

Procedura që duhet ndjekur për të bërë një kërkesë për Informacion

Neni Nr.7 si dhe Neni 11/4 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” dhe Neni 64 pika j i Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Brenda 48 orësh prej miratimit
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit

Për bërjen e një Kërkese për Informacion Pranë Bashkisë Skrapar ndiqet kjo procedurë:
1. Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me shërbim postar ose përmes komunikimit nëpërmjet postës.
Ju duhet të shkruani saktë të dhëna mbi identitetin (përcaktuar në Formularin për KPI) si dhe të siguroheni që e keni realizuar nënshkrimin e dokumentit.

Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
c) përshkrimin e informacionit që kërkohet;
ç) formatin në të cilin preferohet informacioni;
d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.

Adresa postare / elektronike për depozitimin e kërkesave për informim

[vc_row][vc_column]
[vc_column_text]Adresa Postare dhe Elektronike për depozitimin e kërkesave për Informim:

Adresa Postare:
Bashkia Skrapar
Rruga: “Pasho Hysi”, Lagjia: “Çlirimi”
Godina e Bashkisë, Kati i Parë
Çorovodë, Skrapar. SHQIPËRI.
Kod Postar: 5401

Adresa Elektronike:
e – Mail:  anxhelina.zhuri@bashkiaskrapar.gov.al

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Detyrat dhe Kompetencat e Koordinatorit Për Informim

Neni Nr.7 pika ç) i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” dhe Neni 15/3 i Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Menjëherë
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit

Koordinatori për të drejtën e informimit ushtron kompetencat e mëposhtme:
a) i mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, sipas ligjit, duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose duke marrë një kopje të tij;
b) krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve Brenda afatit të parashikuar të  ligjit;
c) bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar në ligj;
ç) regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre;
d) dërgon kërkesën për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afateve të parashikuara në ligj, kur rezulton se autoriteti publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar;
dh) verifikon rastet për dhënien falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të ligjit;
e) kryen njoftimet paraprake, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik.

Orari i Punës për Koordinatorin e Informimit

Neni Nr.7 pika ç) i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” dhe Neni 15/3 i Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Menjëherë
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit

Në mjediset e Bashkisë Skrapar, fizikisht ju mund të paraqiteni pranë Koordinatorit për Informim ( në rast se zgjidhni këtë formë komunikimi përkundrejt komunikimit elektronik).
Orari i punës:
Çdo ditë nga e hëna në të enjte: 08:00 – 16:30
Çdo e premte: 08:00 – 14:30

Procedurat e bërjes së Kërkesës, Ankesës, vërejtjes dhe sinjalizimeve ndaj organeve të Bashkisë Skrapar

Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Nenit 19 të Ligjit Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore” Neneve 10 dhe 13 të ligjit Nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Kryetari i Bashkisë
Përgjegjës për Publikimin: Struktura e Sinjalizimit, Ankesave dhe Vërejtjeve

Përditësohet së shpejti