Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Aktivitete

Procedurës së Rregjistrimit të Kërkesës në rregjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve

Nenet Nr.11, 12 si dhe Neni 14 Të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Menjëherë
Organi që Miraton: Koordinatori për të drejtën e Informimit
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit

Në çdo rast, Proçedura e Rregjistrimit të Kërkesës në Rregjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve për Informimin në Bashkinë Skrapar, nënkupton se kërkesa për informim regjistrohet dhe për të, caktohet një numër rendor.
Numri rendor, së bashku me të dhënat e kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, i jepen kërkuesit që ka bërë kërkesën për informim, në mënyrë që ai të njihet me përfshirjen e kërkesës së kryer në dokumentacionet zyrtare. Kërkesat për informim regjistrohen sipas radhës së paraqitjes dhe trajtohen pa dallime mes tyre.

Informacioni i dhënë më parë

Neni Nr.9 ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Menjëherë
Organi që Miraton: Koordinatori për të drejtën e Informimit
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit

Informacioni i dhënë më parë
1. Autoriteti publik bën të mundur që informacioni, i cili i është dhënë të paktën një herë një kërkuesi, të bëhet i disponueshëm në mënyrën më praktike të mundshme për të gjithë personat e tjerë që mund ta kërkojnë në të ardhmen.

2. Kërkesat për informim për informacione të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve plotësohen jo më vonë se 3 ditë pune nga momenti i paraqitjes së kërkesës.

Adresa postare / elektronike për dërgimin e një ankese për mosdhënie informacioni

Neni Nr.7 si dhe Neni 11/4 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” dhe Neni 64 pika j i Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Brenda 48 orësh prej miratimit
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit

Në rastin se për ankesën që ju keni bërë zyrtarisht në adresat e përcaktuara të kontaktit për Informim, nuk ju është dhënë informacioni brenda afateve të duhura, ju mund të ankoheni përmes këtyre kontakteve:
Komunikim Postar:
Adresa: Rr. “Abdi Toptani”, Nd. 5, Kodi postar 1001, Tiranë

Komunikim Elektronik
E-mail: info@idp.al

Procedura që duhen ndjekur për të kryer një ankesë mos dhënie informacioni

Neni Nr.7 si dhe Neni 11/4 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” dhe Neni 64 pika j i Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Brenda 48 orësh prej miratimit
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit
  1. Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.
  2. Ankimi administrativ pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
    a) ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;
    b) ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.
  3. Me marrjen e ankesës, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ia kalon atë strukturës që merret me të drejtën e informimit, e cila verifikon faktet dhe bazën ligjore të ankesës. Për këtë qëllim, ai mund t’u kërkojë ankuesit dhe autoritetit publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim, si dhe të informohet nga çdo person dhe burim tjetër. Kur e sheh të nevojshme, komisioneri zhvillon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.

Afatet e marrjes së një përgjigje

Neni Nr.7 si dhe Neni 11/4 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” dhe Neni 64 pika j i Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Brenda 48 orësh prej miratimit
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit

1.Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.
2.Kur autoriteti publik që merr kërkesën për informim ia dërgon atë një autoriteti tjetër, ai kthen përgjigje jo më vonë se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë.
3. Afati i parashikuar në pikat 1 dhe 2, mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune për një nga shkaqet e mëposhtme:
a) nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta e voluminoze;
b) nevoja për t’i shtrirë kërkimet në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e autoritetit;
c) nevoja për t’u konsultuar me autoritete të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të kërkesës.
Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit.
4. Në çdo rast, mostrajtimi i kërkesës për informim brenda afateve të sipërpërmendura do të konsiderohet refuzim.