Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: Eugen

Kode, Rregullore, Udhëzime

Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligjit Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Sipas Akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi
Përgjegjës për Publikimin: Kryetari i Bashkisë
Kodi i Etikës në Bashkinë Skrapar

Buxhetimi i thjeshtuar Qytetar – Të kuptojmë më mirë se ku investohen taksat e qytetarëve

Projekti “Ndjekja dhe verifikimi i premtimeve të fushatës zgjedhore në Shqipëri”, një projekt që financohet nga programi UNDEF (The United Nations Democracy Fund – Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara) dhe zbatohet nga Fondacioni Agjensia Rajonale e Zhvillimit, Korçë ka përgatitur atë që quhet ndryshe Buxhetimi i thjeshtuar qytetar. Ai është i ndërtuar në bazë të buxhetit të Bashkisë Skrapar për vitin 2020, dhe synimi është që nëpërmjet tij, qytetarët e thjeshtë të kuptojnë më mirë dhe më me detaj se ku investohen taksat e tyre. Kjo bëhet me qëllim rritjen e angazhimit qytetar në qeverisjen lokale, rritjen e transparencës, përgjegjshmërisë dhe efikasitetit.  Buxhetet e thjeshtuara qytetare janë paraqitur tek website i projektit www.matesielektor.al.
dhe kjo formë e thjeshtuar e buxhetit pasqyrohet edhe në faqen tonë. Ju mund të jepni mendime e sugjerime për përmirësimin e këtij dokumenti të cilat i mirëpresim në adresën info@bashkiaskrapar.gov.al .

Në funksion të programit të transparencës, ky material gjendet edhe i publikuar në https://bashkiaskrapar.gov.al/2018/12/26/raporte-studime-dhe-vleresime-mbi-programin-e-transparences/

Buxheti Qytetar i thjeshtuar

Eurosig dhe Bashkia Skrapar ndihmojnë 125 familje në nevojë

📌Mbështetja dhe ndihma ndaj familjeve në nevojë, moshës së tretë dhe veçanërisht pensionistëve, të cilët për shumë arsye nuk i kanë femijët pranë, ka qenë motoja e punës së Bashkisë Skrapar dhe grupeve të patronazhit të ngritura për këtë qëllim.
📌Kësaj motoje iu bashkua sot edhe kompania e sigurimeve EUROSIG, e cila ofroi 125 pako ushqimore për familjet në nevojë. Grupet e punës janë në terren duke i shpërndarë ato në çdo familje.
📌Bashkia Skrapar gjen rastin të falënderojë kompaninë EUROSIG dhe presidentin e saj z. Kadri Morina, për këtë ndihmë me shumë vlerë për këto familje. Ne e konsiderojmë atë jo vetëm si shprehje të partneritetit midis Bashkisë dhe biznesit, por edhe të solidaritetit të këtij të fundit për t’ju ardhur sadopak në ndihmë shtresave në nevojë.
📌Në ditët në vijim, Bashkia Skrapar do të konkretizojë nisma të tjera partneriteti me kompani apo organizata me qëllim ndihmën ndaj të gjitha familjeve në vështiresi ekonomike duke lehtësuar kësisoj pasojat e kësaj situate të pazakontë.
#SëBashkuDoJaDalim #QëndroNëShtëpi

Raportet Javore – Bashki të Forta

Raporti i parë Javor - Bashki të forta
Raporti i dytë Javor - Bashki të forta
Raporti i tretë Javor - Bashki të forta
Raporti i katërt Javor - Bashki të forta
Raporti i pestë Javor - Bashki të forta
Raporti i gjashtë Javor - Bashki të forta
Raporti i shtatë Javor - Bashki të forta
Raporti-Javor-5-18Maj
Raporti i tetë Javor - Bashki të forta
Raporti-Javor-19Maj-3Qershor

Njoftim: Për Aplikimet për Ndihmë Ekonomike

Nisur nga situata e pandemisë së Covid-19, si dhe mbështetur në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nr.213 datë 31.03.2020 “Për marrjen e masave për parandalimin e infektimit nga Covid-19, të aplikuesve për ndihmë ekonomike”, njoftohet se aplikimet e reja për ndihmë ekonomike do të dorëzohen tek administratori shoqëror i njësisë ku bën pjesë përmes plotësimit të një formulari (shkarkoje këtu) që mund të plotësohet me shkrim dore ose  elektronikisht.
Në varësi të plotësimit të formularit, dorëzimi i tij bëhet:
* elektronikisht – në rastet kur formulari plotësohet elektronikisht dërgohet përmes e-mail tek posta elektronike e administratorët shoqëror të njësive ose bashkia
*postës – në rastet kur formulari plotësohet me shkrim dore dërgohet përmes shërbimit të postës tek administratori shoqëror i njësisë apo bashkia

Sipas urdhërit Nr.213 datë 31.03.2020 njoftohet si më poshtë:
1. Përjashtimisht, gjatë situatës së fatkeqësisë natyrore, aplikimet për ndihmë ekonomike sipas Vendimit nr.597 datë 04.09.2019 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike”, do të pranohen nga administratorët shoqërorë të njësive administrative në formë elektronike ose përmes shërbimit postar.

2. Deklarimet tre mujore të përfituesve të ndihmës ekonomike do të kryhen pas përfundimit të situatës së fatkeqësisë natyrore të shpallur për shkak të Covid-19.

3. Për familjet/individët që sipas legjislacionit në fuqi do të kryhej verifikimi i situatës social-ekonomike përmes vizitës në familje nga administratorët shoqëror të njësisë administrative, nën juridiksionin e së cilës janë banorë, verifikimet do të kryhen pas përfundimit të situatës së fatkeqësisë natyrore të shpallur të Covid-19.

4. Listat e aplikuesve dhe përfituesve të ndihmës ekonomike dhe të fondit 6% të Bashkive do të rregjistrohen dhe konfirmohen në formë elektronike ose përmes Sistemit të Menaxhimit të Informimit nga Agjencia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi, për sa i përket rregjistrimit si punëkërkues të papunë.

5. Administratorët shoqërorë të njësive administrative mbajnë kontakte në formë elektronike/telefonike me aplikuesit, për t’u ardhur në ndihmë mbi plotësimin e aplikimit për përfitim të ndihmës ekonomike.

6. Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhëri Shërbimi Social Shtetëror dhe Bashkitë, si edhe për të bashkërenduar punën me Agjencinë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi.