Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: Eugen

Asete ose Prona të ofruara për shitje ose dhënie me qira

Neni 48/3, Neni 51 dhe Neni 54 I ligjit Nr. 68/2017 “Për Financat në Vetëqeverisjen Vendore” Neni 43 I ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe ligji Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi I Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati kohor: Raportet e Monitorimit brenda 30 ditëve pas përfundimit të periudhës së raportimit Raporti Vjetor I Konsoliduar brenda muajit Qershor të vitit buxhetor pasardhës Rregjistri I Realizimeve të Prokurimit Publik jo më vonë se datat 10 të muajve Maj, Shtator dhe Janar të çdo viti
Organi që miraton: Këshilli Bashkiak Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Sektori i Aseteve
Rregjistër për Pronat e Dhëna me Qira - 2019
Nr. Emërtimi I objektit Sipërfaqja në m2 Kontrata Afati i Vlefshmërisë Afati i Qirasë Veprimtaria që kryhet Subjekti përfitues Qiraja vjetore në lekë Qiraja mujore Vendndodhja e Pasurisë Shënime
Nr. Data
1 Ish godina e transformatorit dhe sipërfaqe funksionale 4500 2304 Rep.    777 kol. 07.05.2012 – 07.05.2032 20 vjet Brenda dt.10 të çdo muaji “Fabrikë e Përpunimit të lëkurës dhe prodhimit të këpucëve” Shoqëria             “NV-Shoes” shpk 1 116 000 93 000 Çorovodë
2 Tokë, sip.e zhveshur 2000   – 09.07.2018 -09.07.2019 1 vit Brenda dt.10 të çdo muaji “Për ndërtim kantieri” në ndërtimin e rrugës Çorovodë – Përmet Shoqëria “SALILLARI” sh.p.k 108 000 9 000 Nj.Adm.Çepan Nuk është rinovuar
3 Qendra Kulturore e Fëmijëve Çorovodë 184 01.04.2018 -01.04.2019 1 vit Brenda 10 diteve  në çdo tremujor “Për  Zyra” Zyra Arsimore Skrapar 110 400 9 200 Çorovodë e rinovuar
4 Tokë, sip.e zhveshur 4816 15.07.2019-15.07.2020 1 vit Brenda 10 diteve nga nënshkrimi I kontratës “Për Ndërtimin e Hec MIVAS” “ELVA 2001 SHA” 260 000 Nj.Adm.Zhepë   Fshati Dobrenjë e rinovuar
5 Objekti “Thertore” 200 17.04.2018-17.04.2028 10 vjet Brenda 10 diteve  në çdo tremujor “Therje e kafshëve për mish” “BIO-SKRAPARI” 120 000 10 000 Çorovodë
6 Kullotë 474 19.06.2019-19.06.2024 5 vjet Brenda 21 ditëve nga nënshkrimi I kontratës “Për qëllime agro-turizmi ” (pjesë funksionale e Baxhos) “Ilirjan Tusha” 4266 Nj.Adm.Potom,  Fshati Potom
7 Shërbim në ambientin çlodhës të lulishtes “Hasan Seitaj” 200 01.07.2019-01.07.2020 1 vit Brenda 10 diteve  në çdo tremujor Aktivitet  “Bar Pastiçeri” “Donika Harizaj” 120 000 10 000 Çorovodë E rinovuar
8 Sipërfaqe pyjore 1000 19.08.2019-19.08.2029 10 vjet Brenda 10 diteve nga nënshkrimi I kontratës “Për zhvillimin e akuakulturës”   (Rezervat peshku) Panajot Vaso 27000        – Bogovë
Rregjistër për Pronat e Dhëna me Qira për Qëllime Banimi - 2019
BASHKIA SKRAPAR
REGJISTËR PËR PRONAT E DHËNA ME QIRA PËR QËLLIME BANIMI
Nr. Emërtimi I objektit Sipërfaqja në m2 Kontrata Afati i Vlefshmërisë Afati i Qirasë Veprimtaria që kryhet Subjekti përfitues Qiraja vjetore në lekë Qiraja mujore Vendndodhja e Pasurisë Shënime
Nr. Data
1 Pjesë e objektit të ish zyrave të komunales 59 04.01.2019 1 vit Brenda dt.10 të çdo muaji Për qëllime banimi Xhaferr  Shehu 44 958 3 746 Çorovodë,  Lagja “H.Seitaj” E Rinovuar
2 Apartament banimi 67 04.09.2017 5 vjet Brenda 30 diteve nga lidhja e kontr.dhe dt.28 të çdo muaji Për qëllime banimi Medine  Bregu 51054 4254.5 Çorovodë,  Lagja “2 Dhjetori” E Rinovuar
3 Pjesë e objektit të ish zyrave të Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale 103 02.05.2019 – 02.05.2020 1 vit Brenda 30 diteve nga lidhja e kontratës Për qëllime banimi Pandeli  Nasi 78486 6540 Çorovodë,  Lagja “Estref Caka” E Rinovuar

Shërbimet e Sportelit One Stop Shop – Bashkia Skrapar

Zyra me Një Ndalesë (One Stop Shop – OSSH)

Zyra me Një Ndalesë (One Stop Shop) përfaqëson një model modern të ofrimit të shërbimeve publike, i cili synon të thjeshtojë procedurat administrative dhe të përmirësojë ndjeshëm përvojën e qytetarëve dhe bizneseve.

Në kuadër të reformës administrativo-territoriale dhe mbështetjes nga programe zhvillimore, ky sistem ka bërë të mundur:

  • Reduktimin e burokracive dhe kohës së pritjes
  • Ofrimin e shërbimeve në mënyrë të centralizuar dhe elektronike
  • Rritjen e transparencës dhe cilësisë së shërbimeve
  • Eliminimin e nevojës për ndjekjen e procedurave në disa zyra

Qytetarët aplikojnë për një gamë të gjerë shërbimesh përmes një sporteli të vetëm, fizik ose online.


Qëllimi i OSSH

  • Përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit
  • Rritja e transparencës dhe informimit publik
  • Thjeshtimi i procedurave administrative
  • Digjitalizimi dhe modernizimi i administratës

Funksionet Kryesore

  • Menaxhimi dhe koordinimi i aplikimeve dhe shërbimeve
  • Standardizimi i kërkesave dhe ankesave
  • Ofrimi i informacionit sipas legjislacionit në fuqi
  • Kthimi i përgjigjeve brenda afateve ligjore
  • Administrimi i bazës së të dhënave dhe raportimi periodik
  • Përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve përmes feedback-ut qytetar

Kategoritë e Shërbimeve

I. Kërkesa / Ankesa të Përgjithshme

  • Ankesë (sipas objektit)
  • Kërkesë e përgjithshme
  • Kërkesë për informacion
    📍 Struktura përgjegjëse: Sporteli OSSH

II. Transporti

  • Licenca dhe certifikata për transport udhëtarësh (urban, rrethqytetës, ndërqytetës)
  • Licenca dhe certifikata për transport mallrash (për llogari të vet / të tretë)
  • Licenca për shërbime taksi dhe agjenci transporti
  • Transport vajtje–ardhje dhe shërbime të specializuara
  • Autorizim qarkullimi
  • Leje për parkim të rezervuar

🔁 Rinovime:
Të gjitha licencat dhe certifikatat mund të rinovohen përmes OSSH.


III. Planifikim dhe Zhvillim Territori

  • Fragment i hartës së gjendjes ekzistuese
  • Njoftim për punime të vogla
  • Informacion mbi treguesit e zhvillimit
  • Leje për vendosje reklamash

IV. Shërbime Sociale

  • Ndihmë ekonomike dhe pagesa sociale
  • Pagesa për aftësi ndryshe, invaliditet, verbëri, kujdestari
  • Pranim në institucione rezidenciale (fëmijë, të moshuar, PAK)
  • Kërkesë për kujdestari ligjore
  • Shpërblim lindjeje

V. Arsimi Parauniversitar

  • Kërkesë për bursë studimi
  • Vërtetim trajtimi me bursë
  • Regjistrim në çerdhe dhe kopshte

VI. Hapësira Publike dhe Mjedisi

  • Leje për përdorim të hapësirës publike
  • Leje për vendosje reklamash dhe lojërash
  • Leje për shitës ambulant
  • Leje “non-stop” për karburante

VII. Taksat Vendore dhe Financa

  • Vërtetim për detyrime vendore
  • Regjistrim / çregjistrim aktiviteti
  • Reduktim dhe rishikim taksash
  • Vërtetime për tendera
  • Vërtetim që nuk ushtron aktivitet privat

VIII. Bujqësi dhe Zhvillim Rural

  • Marrje me qira e kullotave dhe livadheve
  • Përdorim i fondit pyjor për aktivitet ekonomik
  • Vërtetime për tokën (pronësi, përdorim, kategori)
  • Vërtetime për aktivitet bujqësor dhe subvencione
  • Vërtetime sipas ligjit nr. 7501 dhe ish-kooperativës

IX. Shërbime për Qytetarët dhe Burimet Njerëzore

  • Aplikim për punë
  • Vërtetim banimi
  • Autorizim për përfaqësim (pension / ndihmë ekonomike)

X. Çështje Ligjore dhe Asete

  • Kërkesë për strehim
  • Marrje me qira e aseteve të bashkisë
  • Konfirmim kufizimi prone
  • Pajisje me AMTP
  • Ndihmë juridike falas

XI. Protokoll dhe Arkivë

  • Fotokopje dokumentesh arkivore të njësuara me origjinalin

One Stop Shop – Bashkia Skrapar

Zyra me Një Ndalesë (One Stop Shop) në Bashkinë Skrapar është një pikë kyçe e shërbimeve moderne publike, që garanton:

  • Akses të lehtë dhe të shpejtë
  • Procedura të thjeshtuara
  • Shërbim cilësor dhe transparent

Një mjedis më bashkëkohor për më të vegjlit – Skrapar – Inaugurohet kopsht – çerdhja e re në lagjen “2 Dhjetori”

Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Adriatik Mema dhe Menaxheri i TAP për Shqipërinë z.Malfor Nuri inauguruan sot, e martë 22.10.2019 mjediset e reja Kopsht – Çerdhes së lagjes “2 Dhjetori”, në Çorovodë. Investimi komunitar i Trans Adriatic Pipeline, ka sjell të ristrukturuar thuajse totalisht, mjediset të cilat vijnë më bashkohore dhe një imazh të ri.

Procedurat për të bërë një ankesë në lidhje me këshillimin për publikun

Baza Ligjore: Sekretari i Këshillit dhe Koordinatori për njoftim dhe konsultim publik dhe Drejtoria e Shërbimit Ligjor, Prokurimeve dhe Burimeve Njerëzore

1. Nëse palët e interesuara vlerësojnë se organi publik ka cenuar të drejtën e tyre për njoftim dhe konsultim publik, sipas parashikimeve të pikës 1, të nenit 6, të këtij ligji, si dhe kur nuk janë respektuar afatet e parashikuara në nenet 15 dhe 17 të këtij ligji, mund të ankohen:
a) pranë titullarit të organit publik përgjegjës për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik, kur projektakti nuk është miratuar ende;
b) pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të aktit.
2. Organi publik përgjegjës, me marrjen e ankesës, merr masa të menjëhershme për korrigjimin dhe reflektimin e vërejtjeve të paraqitura në ankesën e palës së interesuar. Në çdo rast, autoriteti publik njofton palën e interesuar për masat e marra dhe e fton të japë komentet dhe rekomandimet për projektaktin.
3. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me marrjen e një ankese, i kërkon ankuesit dhe organit publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim brenda 10 ditëve. Kur e sheh të përshtatshme, Komisioneri organizon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.
4. Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri, kur arrin në përfundimin që ka shkelje të dispozitave të këtij ligji, i propozon organit publik përgjegjës marrjen e masave administrative ndaj personit/personave përgjegjës, sipas legjislacionit për shërbimin civil në fuqi.

Të dhënat për strukturat komunitare në qytet

Baza Ligjore


Ndërlidhësi Komunitar për Lagjen ``Çlirimi``
Në kuadër të zgjedhjeve të reja, që po kryhen pas zgjedhjeve vendore të 30.06.2019, ky opsion pritet të pësoj një përditësim të mëvonshëm

Ndërlidhësi Komunitar për Lagjen ``Hasan Seitaj``
Në kuadër të zgjedhjeve të reja, që po kryhen pas zgjedhjeve vendore të 30.06.2019, ky opsion pritet të pësoj një përditësim të mëvonshëm

Ndërlidhësi Komunitar për Lagjen ``5 Shtatori``
Në kuadër të zgjedhjeve të reja, që po kryhen pas zgjedhjeve vendore të 30.06.2019, ky opsion pritet të pësoj një përditësim të mëvonshëm

Ndërlidhësi Komunitar për Lagjen e Re
Në kuadër të zgjedhjeve të reja, që po kryhen pas zgjedhjeve vendore të 30.06.2019, ky opsion pritet të pësoj një përditësim të mëvonshëm

Ndërlidhësi Komunitar për Lagjen ``Estref Caka``
Në kuadër të zgjedhjeve të reja, që po kryhen pas zgjedhjeve vendore të 30.06.2019, ky opsion pritet të pësoj një përditësim të mëvonshëm

Ndërlidhësi Komunitar për Lagjen ``2 Dhjetori``
Në kuadër të zgjedhjeve të reja, që po kryhen pas zgjedhjeve vendore të 30.06.2019, ky opsion pritet të pësoj një përditësim të mëvonshëm