Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: Eugen

Së Bashku… 60 Vjet! Festohet në Çorovodë 60 Vjetori i Gjimnazit “Ramiz Aranitasi”

Një zile simbolike tringëlloi sërisht, për t’i rikthyer ata në shkollën e dashur ku kaluan vite dhe u rritën bashkë me të. Të shunën rreth orës 09:30 në Gjimnazin “Ramiz Aranitasi” u takuan sërisht mësuesit e nxënësit e këtij institucioni ndër vite ndërsa vizituan klasat dhe shihnin me kujdes fotot e së dikurshmes që u ripërjetësua. Me thinja dhe rrudha dhe me një emocion të papërshkrueshëm ish kolegët takonin njëri – tjetrin, qytetarët takonin mësuesit e tyre të parë dhe përfitonin nga rasti për të bërë fotografi me të papërsëritshmit. Emocioni i veçantë kur Drejtori Aktual i Gjimnazit takonte Drejtorin e parë z.Qani Zaimi i cili ishte pjesë e një sërë aktivitetesh të ditës. Kryetari i Bashkisë Skrapar, njëherësh mësues i këtij institucioni z.Adriatik Mema mikpriti dhe shoqëroi të pranishmit gjatë gjithë ditës që i’u dedikua 60 Viteve të Gjimnazit “Ramiz Aranitasi”… një krenari më shumë e qytetit tonë!

Adresa postare dhe elektronike të zyrave, njësive administrative në varësi të bashkisë

Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligji Nr. 115/2014 “Për Ndarjen Administrativo – Territoriale të Njësive të qeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë” Nenit 23&30 i ligjit Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Sipas Akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi
Përgjegjës për Publikimin: Sektori i Burimeve Njerëzore


Njësia Administrative Qendër
Administrator: Agim Tusha
Adresa: Rruga Arkitekt Kasëmi
Lagjia: Hasan Seitaj, Çorovodë Skrapar
Njësia Administrative Bogovë
Administrator: Flamur Gjoni
Adresa: Kilometri 20 Rruga Berat – Corovodë
Bogovë, Skrapar
Njësia Administrative Vëndreshë
Administrator: Bashkim Yzeiri
Adresa: Pranë Shkollës 9 Vjecare “Ferit Bregu”
Vëndreshë, Skrapar
Njësia Administrative Çepan
Administrator: Dalip Çuku
Adresa: Shkolla 9 vjecare Cepan “Hysen Zyka”, Kati i 3të
Çepan, Skrapar
Njësia Administrative Leshnje
Administrator: Arben Hodo
Adresa: Shkolla 9 vjecare Leshnje,
Leshnje, Skrapar
Njësia Administrative Gjerbës
Administrator: Asllan Lajthia
Adresa: 20 metra larg qëndrës së Gjerbësit,
Godina e Ish Komunës
Gjerbës, Skrapar
Njësia Administrative Zhepë
*Administrator: Ferruzan Shallari
Adresa: Godina e ish-Komunës,
Zhepë, Skrapar
*Përditësim i datës 08.07.2020

Njësia Administrative Potom
Administrator: Partizan Gorçe
Adresa: Godina e ish-Komunës Potom
Potom, Skrapar

Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Bashkisë. Z. Adriatik Mema, në ceremoninë e 60-vjetorit të Shkollës së Mesme Çorovodë 9 Nëntor 2019

Nuk besoj se ndonjëherë më parë kjo sallë të ketë qenë kaq elitare sa është sot, teksa mbledh bashkë ish mësues, ish nxënës tashmë inxhinierë, mësues, juristë, gazetarë, mjekë, ekonomistë, ushtarakë, agronomë, veterinerë, zooteknikë, si dhe mësues e nxënësit aktualë të kësaj shkolle, me emër ta madh. Ndërsa të parët, sjellin në këtëditëplot kujtime për atë kontribut të jashtëzakonshëm që kanë dhënë ndër vite, ndonëse të thinjur nga pesha e moshës, por plot nur dhe hijeshi, të dytët vijnëkëtu për të na dëshmuar se kjo shkollëështë duke ecur në traditën e konsoliduar tashmë, duke iu përgjigjur dinamikës së zhvillimeve sociale të kohës që po jetojmë. Të dy palët, më se krenarë për ata çka kanë bërë dhe bëjnë.

Të nderuar ish mësues, ish-nxënës, mësues dhe nxënës të gjimnazit të Çorovodës,

Të nderuar mësues të shkollave 9-vjecare,

Të nderuar Zonja dhe zotërinj,

Jam i bindur se keni përjetuar momente emocionuese nga vizita në gjimnaz, vendi ku keni punuar, apo mësuar, ndoshta në moshën më të mirë të jetës tuaj. Ju faleminderit që na u bashkuatnë këtë ceremoni modeste të 60-vjetorit të gjimnazit të Çorovodës. Pavarësisht, se jam mësues nga profesioni, qoftë edhe si ish mësues i këtij gjimnazi, aq kohë sa kam punuar, nuk do të më jepnin kreditet e mjaftueshme, në raport me shumë nga ju, për të folur përpara kësaj audience të mrekullueshme.

Ndaj, jam shumë i privilegjuar, t’ju drejtohem në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë dhe t’ju shpreh ish mësuesve dhe mësueve të kësaj shkolle, mirënjohjen e pafund dhe respektin e madh për gjithçka ju keni bërë ndër vite, për edukimin e brezave të tërë, përpërkushtimin, profesionalizmin, për vlerat dhe qytetarinë që ju keni mishëruar dhe transmetuar në shoqëri, për emrin dhe dinjitetin që i kini dhënë këtij gjimnazi, jo vetëm në Skrapar, por në gjithë vendin.

Mësuesia është një profesion i nderuar, i cili gjithmonë sjell shpresë dhe mundësi. Këtë keni bërë edhe ju me punën tuaj. Ju u keni hapur dritaren e jetës, u keni dhënë pasaportën e së ardhmes qindra e qindra nxënësve në gjithë Skraparin, duke i bërë ata të suksesshëm në profesionet e tyre. Është kënaqësi që shumë prej tyre janëbashkë në këtë sallë, për t’i dhënëkësaj ceremonie dimensionin e takimit të brezave.

Evente të tilla si ky i sotmi, përtej kujtimeve dhe nostalgjisë, na kthejnëpas në kohë, për të parë si ka evoluar arsimi në Skrapar. Jam i bindur se këto do të preken nga folës të tjerë të nderuar, por dëshiroj të them se Skraparllinjtë kanë qenë kurdoherë të etur për arsim dhe dituri. Në këtë kontekst, viti shkollor 1959-1960, me 35 gjimnazistët e parë, të vendosur në një godinë fare të thjeshtë, është një gur kilometrik në historikun e zhvillimit të arsimit në Skrapar.

Jemi ende në vitet, kur një pjesë e konsiderueshme e kontingjentit të mësuesve të Skraparit, si të arsimit fillor, 8-vjeçar dhe të mesëm, vinin nga Tirana, Elbasani, Korça, Vlora, Berati, Durrësi, Gjirokastra, Shkodra. Ata, jo vetëm sollën një frymë dhe kulturë të re në Skrapar, por me punën e tyre të jashtëzakonshme bënë çdo gjë të mundur për arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve.

Me fuqinë e profesionalizmit që kishin, me disiplinën dhe korrektesën, me marrëdhëniet e shkëlqyera që ndërtuan, ata kanë lënë pas një legasi tëçmuar në Skrapar. Emra të tillë si: Pirro Kotoko, Xhemil Bylykbashi, Antonin Topollaj, Myzejen Rrahmanaj, Shqipe dhe Bardhyl Gjylbegu, Urim Bujari, Syri Fani, Mihal Fociro, Myfit Ulqini, Kontesha Xinxo, Valentin Gjorgjani, Çlirim Mukli, Petrit Brokaj, Abdulla Kaba, Hasko Hasko, Mënyr Bega, Hektor Protopapa, Pandeli Stefani, ende edhe sot kujtohen me respekt në Skrapar.

Më ka rënë rasti të bisedoj me shumë syresh, dhe nuk ka kënaqësi më të madhe tëdëgjosh se sa dashuri dhe respekt ata ruajnë për Skraparin, ndonëse kanë kaluar shumë e shumë vite.

Por, edhe Skrapari dhe çdo familje në Skrapar, më të cilën ata ndër-vepruan, kurrë nuk ua kurseu mikpritjen, ngrohtësinë, respektin dhe dashurinë. Ish nxënësit e tyre, kurrë nuk ua harrojnë atëçka ata kanë bërë për ta. Në një farë mënyre, Skrapari i mbajti ata në gji. Të rinj dhe plot vitalitet, ata u dashuruan, krijuan familjet e tyre, duke e bërëlidhjen me Skraparin edhe me të fortë. Shumë djem nga Skrapari, kanë qenë me fat që u martuan me ato vajza shumë të bukura, apo vajzatë bukura nga Skrapari që u martuan me ata djem të hijshëm dhe të ditur.

Pas kësaj periudhe, fundi i viteve ’60 dhe fillimi i viteve 70, nxori edhe universitarët e parë, profesionistë të të gjitha profileve. Një gjeneratë e re mësuesish, të cilët arsimin e mesëm e morën në gjimnazin e Çorovodës, për t’u bërë kësisoj promotorë të zhvillimit të arsimit në Skrapar, i cili për hir të së vërtetës, filloi të shtrihej masivisht dhe shumëcilësisht në gjithë Skraparin.

Dalë ngadalë, me kalimin e viteve, trupa mësimore bëhej më “vendalie”, mjaft e aftë profesionalisht dhe shkencërisht, duke përçuar dije e kulturë tashmë tek një brez tjetër të rinjsh, jo vetëm në Çorovodë por në të gjithë Skraparin. Në kujtesën e këtij brezi të rinjsh, do të mbeten të paharruar mësuesit që me përkushtim dhe pasion kanë lënë gjurmë të pashlyera në Skrapar. Ndërsa e pyesja një mikun tim, teksa përgatitesha për këtë fjalë, se si i përkufizon mësuesit e tij të gjimnazit, ai m’u përgjigj: “Vështirë të gjej fjalët e duhura t’i përkufizoj, por ata janë heronjtë e mi”.

Është shumë i madh numri i familjeve në Skrapar, që në një mënyrë apo tjetër,është e lidhur me gjimnazin, dikush mësues apo mësuese, dhe të tjerët nxënës të këtij gjimnazi, nga Çorovoda apo nga skaji më i largët i Skraparit qofshin. Madje këtë të fundit, jetesa në konvikt, i maturoi më herët dhe i bëri më të dashur me njëri tjetrin. E ku ka më bukur, se të dëgjosh me respekt ish nxënës të thonë: historinë ma ka dhënë Dalip Mustafaraj, Asqeri Turhani, Bashkimi Metani, Pranvera Çuni, Tahir Demko, Valentina Shkreli; Fizikën: Agron Hasko, Xhelil Shahu, Tare Xhaja, Luman Harizaj, Behar Çuedari, Skënder Idërshaj, Netila Meta, Leonard Breshani; Kiminë:Hysen Xhafellari, Teki Bregu, Behar Korbi, Albert Lajthia, Festim Myftari, Çelnik Nako, Hajri Musabelliu, Taip Kaci, Vera Çuedari, Kastriot Mjekra, Kongres Dalipi, Vasilika Demko, Astrit Gropa; Matematikën Tomorr Qafa; Qemal Zaimi, Syti Hysko, Xhaferr Ibro, Petrit Xhaja, Veri Xhaferri, Ermioni Dervishi, Hajri Kapllani; Fehmi Xhamëni, Alfons Harizaj, Aurora Hajdini dhe Koprencka, Sali Kafexhiu, Petrit Zeka, Engjëll Hysko, Dashnor Dosti e Sheshi, Arif Hodo, Sokol Kapxhiu; Letërsinë:Gani Zyka, Fiqiri Aliaj, Ademi Jakllari, Rustem Bregu, Nesim Fusha, Afërdita Ibro, Natasha Bregasi, Rustem Kaci, Flamuri Laze, Eglantina Metani, Shkelqim Zaimi, Dritan Myftari; Gjeografinë: Suat Braçellari, Suzana Sinani, Blerta Kapxhiu;Filozofinë: Sazan Myftari, Adriatik Hatellari; Rusishten: Maliq Bregu, Donika Dervishi, Katerina Xhaferri, Shpresa Kapexhiu, Shpëtime Nurellari,  Anglishten: Valentina Hasko, Yllka Musabelliu, Shpresa Shahu, Burbuqe Bundo, Flora Laze; Frëngjishten Miranda Lajthia, Margarita Kaloçi;Teknologjinë: Elisabeta Drita, Fizkulturën: Avdyl Shkëmbi, Partizan Koxhaj, Resmi Idërshaj, Vladimir dhe Drane Bega, Natasha Sina, Vjollca Alicka, Sazan Hasani, Guri Nako, Behar Zylyftari,Luan Dervishi, Muhamet Zyka,Avni Cela, Afërdita Kuçi, Refat Zylyftari, Shpëtim Hito, etj.Dëshiroj të vlerësoj po ashtu, kontributin e një grupi tjetër mësuesish të profilit bujqësor si: Qamil Dollani, Xhemal Lamçe, Fatmira Musai, Donika Sheshi, Anita Myftari, Fiqirete Duhanxhiu, Hetem Dosti, Arif Gjoka, etj, të cilit kanë qenëgjithmonë në të njëjtën strehë me gjimnazin.

Të gjithë sa përmenda, por edhe shumë e shumë të tjerë, u kërkoj ndjesë, por të jenë të bindur se janë po aq të respektuar, kanëdëshmuar një figurë të lartë profesionale dhe qytetare. Duhet t’u jemi mirënjohës këtij brezi fisnik mësuesish, pse gjithë karriera e tyre u përshkrua nga ndjenja e lartë e punës dhe e sakrificës.

Një falënderim tëveçantë për gjithë drejtuesit e kësaj shkolle, duke filluar nga z. Qani Zaimi,i cili mbetet ikona e arsimit në Skrapar,Demir Hysenbelliu, Gani Zyka, Asqeri Turhani, Rustem Bregu, Teki Bregu, Adem Jakllari, Agron Hasko, Adriatik Hatellari, Skender Idershaj, Kastriot Mjekra, Mimoza Saliasi, dhe deri tek Novruz Zeqo.

Një pjesë e mirë e tyre, ashtu si Abdulla Badronja, Syrja Laze, Hasan Cuni, Teki Bregu, Abedin Shameti, Rustem Bregu, Agron Hasko, Xhaferr Ibro, Qamil Lirza, Tahir Demko, Hajri Musabelliu, Hajri Kapllani, Agim Qamirani, Avdyl Braho dhe më të rinjtë si Dashnor Dosti, Ilirjan Kalemi, kanë vendin e tyre të merituar jo vetëm si mësimdhënës, por edhe në drejtimin e arsimit në Skrapar.

E në këtë ditë, nuk ka pse të mos shprehim falënderime edhe për stafin mbështetës të kësaj shkolle, e përfaqësuar më së miri nga Nexhmije Baze, ndoshta më jetëgjata në këtë gjimnaz.

Teksa përmenda këtë brez kaq të nderuar, dua të shtoj diçka. Nga sa kam konstatuar, ndonëse profesioni i mësuesit nuk hyn tek më të paguarit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, ju që jeni në këtë sallë, nëmungesë të asaj çka thashë më lart, jeni shpërblyer me dy gjëra: mirënjohje dhe respekt nga të gjithë ata që keni mësuar. Zor se ju thërrasin në emër ata sot. Keni një vend të nderuar nëshoqëri. Dhe e dyta: keni edukuar fëmijët tuaj, të cilët i keni, falë zotit, të suksesshëm nëprofesionet e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit.

Duke përmendur gjithë këta emra mësuesish, jo pa dëshpërim shikoja në vitet ‘94,’95,’96 e në vijim, se siky brez i mrekullueshëm mësuesish po largohej nga Skrapari. Çdo librezë pune e firmosur për ta më ngjallte trishtim. Ja si përsëritet historia. Ndërsa, në vitet 60 dhe gjysmën e parë të viteve 70, mësues nga rrethe tëtjera vinin në Skrapar, në mesin e viteve ’90, ishin mësuesit e Skraparit që largoheshin për t’ia lënë vendin një brezi tjetër. Pak kush e mendon se çfarë cilësie ka eksportuar Skrapari në këtë fushë drejt Tiranës, Durrësit, Vlorës, Korçës, Elbasanit apo kudo tjetër. Është shumë domethënëse kjo gjë.

Thënë kjo, mësuesit që shërbejnë sot në gjimnaz, të cilët dëshiroj t’i falënderoj të gjithë për punën që bëjnëçdo ditë, i inkurajoj qëasnjëherë të mos harrojnë se punojnë në një qendër elitare të arsimit në Skrapar. Ajo ka qenë elitare që nga dita e parë, e tillë ishte edhe në kushtet e njësistemi tjetër shoqëror, dhe e tillë duhet të mbetet gjithmonë, edhe sot në kushtet e një shoqërie të hapur, e cila ofron mundësi të shumta.

Do t’ju lutesha që herë pas here, të kthenit kokën pas e të mendoni se çfarë kanë bërë mësuesit tuaj për ju. As më shumë e as më pak, këtë duhet të bëni edhe ju me brezin që po edukoni sot. Nuk është e lehtë, e kuptoj. Por nuk është e pamundur.

Në përfundim të fjalës time, duke ju uruar gjithë sa jeni këtu, shëndet dhe çdo të mirë në familjet tuaja, ju lus të gjithëve, ta mbushni këtë ditë me biseda dhe kujtime nga ditët tuaja më të mira të punës në këtë gjimnaz. Kemi nevojë edhe për këtë gjë.

Ju faleminderit shumë.

Skrapari N’Gotë – Çorovoda mikpriti Edicionin e Dytë -Ministri Blendi Klosi: ” Vijojmë promovimin e traditës”

Edicioni i dytë i festës lokale “Skrapar n’gotë” u zhvillua këtë të shtunë 26 tetor 2019 në Çorovodë. Mes instalacioneve të shumta dhe demostrimit të pijeve dhe produkteve lokale, Çorovoda mikpriti mes qindra të pranishmëve, Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit z.Blendi Klosi, Prefekten e Qarkut Berat, znj. Valbona Zylyftari, Deputetët e nderuar të Parlamentit Shqiptare z. Adnor Shameti dhe Spartak Braho etj.  E konceptuar si një dinamike lëvizëse, mes viteve dhe kohëve rreth 40 fermerë të prodhimeve në gotë , biznese lokale të prodhimit të pijeve raklamuan mes instalacioneve produktet e zonës. Kryetari i Bashkisë Skrapar tha ndër të tjera se kjo festë u përket të gjithë banorëve të Skraparit të cilët vjelin produktet e mundit të tyre të krenarisë dhe traditës. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi theksoi se festat lokale, po bëhen një traditë që përsëritet falë suksesit dhe kërkesës së vetë komunitetit duke nxitur turizmin dhe promovuar ekonominë lokale.

Festa është gjithashtu një mundësi e artë për të promovuar Skraparin turistik me destinacionet si kanionet e Osumit, malin e Tomorit, por edhe shumë atraksione të tjera natyrore për të cilat ministri Klosi u bën thirrje veçanërisht turistëve vendas që ta vizitojnë zonën, të provojnë shijen e rakisë dhe mikpritjen e banorëve.

Ministri Klosi tha se do të vazhdojë promovimi i të gjitha vlerave dhe traditave që ka kjo zonë ndërsa siguroi mbështetjen për vijimin e festave lokale në të gjithë vendin, gjatë gjithë vitit.

“Ku tjetër më bukur se në Skrapar mund të realizohej festa e rakisë, apo Skrapari në Gotë. Është një festë tradicionale tashmë e organizon prej disa vitesh por ky vit me fatin e mirë që ka shumë diell dhe i gjithë Skrapari sot është në shesh për të bërë shumë më tepër promocion për një nga produktet më me emër që Skrapari ka në të gjithë Shqipërinë dhe për ta shndërruar këtë produkt kaq të bukur edhe turistik në një produkt financiar dhe ekonomik për banorët e kësaj zone”, tha ministri Klosi.

Klosi tha se, “është nga ato ditë të shënuara kur të gjithë mblidhen të gjithë së bashku dhe bëjnë promovim për një fushatë të mirë të prodhimit të rakisë së re, ku mblidhen nga e gjithë zona për të dëshmuar se tradita vazhdon dhe se kjo jetë ka shumë më tepër nevojë për gëzim, për hare dhe edhe për këngë, edhe për dolli, por po ashtu një mundësi e artë për të promovuar Skraparin turistik, Skraparin që ka një nga destinacionet më të bukura që janë kanionet e Osumit por ka edhe malin e Tomorit, ka kaq shumë burime natyrore që mund të kthehen fare mirë në burim turistik për turistët e vendit dhe të huaj”.

“Do të doja shumë që të vazhdojmë festat lokale gjatë gjithë vitit për të shtuar ekonominë dhe turizmin në këto zona. Ne do të vazhdojmë të promovojmë të gjitha vlerat dhe traditat që ka kjo zonë dhe që janë të gjitha unike dhe të mrekullueshme”, përfundoi Klosi.

Kriteret që duhet të plotësohen

Neni 48/3, Neni 51 dhe Neni 54 I ligjit Nr. 68/2017 “Për Financat në Vetëqeverisjen Vendore” Neni 43 I ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe ligji Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi I Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati kohor: Raportet e Monitorimit brenda 30 ditëve pas përfundimit të periudhës së raportimit Raporti Vjetor I Konsoliduar brenda muajit Qershor të vitit buxhetor pasardhës Rregjistri I Realizimeve të Prokurimit Publik jo më vonë se datat 10 të muajve Maj, Shtator dhe Janar të çdo viti
Organi që miraton: Këshilli Bashkiak Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Sektori i Aseteve

Subjektet që kërkojnë të marrin me qira prona paraqesin këto dokumenta:
1. Kërkesën e subjektit për marrjen me qira.
2. Plan-biznesin e hollësishëm.
3. Ofertën për vlerën e detyrimit mujor të qirasë.
4. Çertifikatën e regjistrimit dhe çertifikatën historike të regjistrimit të subjektit ne QKB.
5. NUIS-in dhe vërtetimin nga dega e tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore.
6. Vërtetim nga institucionet përkatese që nuk është në ndjekje penale si dhe nuk ka proçese gjyqësore në lidhje me aktivitetin.

1. Propozimin  per dhenien me qira te prones i cili permban propozimin per veprimtarine qe do te ushtrohet ne kete prone si dhe afatin e dhenies me qira.
2. Vendimin e organit drejtues te institucionit (Keshilli bashkiak).
3. Miratimin e organit ne varesi administrative (Prefektura)
4. Genplanin e pasurise te hartuar nga eksperti topograf i liçensuar dhe te konfirmuar nga drejtuesi i institucionit.
5. Tarifen e detyrimit mujor, e cila percaktohet bazuar ne VKM-në nr.1064, dt.22.12.2010.
6. Konfirmimin nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive  te Paluajtshme e stausit juridik te prones.