Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: Eugen

Detyrat dhe Kompetencat

Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Këshilli i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Sekretare e Këshillit Bashkiak
Detyrat dhe Kompetencat
Këshilli bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:
a)zgjedh nga përbërja e vet komisionet e këshillit dhe miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të vet;
b)zgjedh, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, kryetarin dhe zëvendëskryetarët e këshillitdhe i shkarkon ata;
c) emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit bashkiak;
ç) miraton nivelin e pagave e të shpërblimeve të punonjësve e të personave të tjerë,të zgjedhur ose të emëruar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
d) miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose me të cilëtështë bashkëthemelues;
dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij.

Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton, gjithashtu, edhe numrin e maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë;

e) miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;
ë) organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të bashkisë;
f) vendos për taksat e tarifat vendore,sipas këtij ligji dhe legjislacionit tjetër në fuqi;
g) vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve;
gj)vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të vetëqeverisjes vendore, përfshirësubjektin e kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë;
h) vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet;
i) zgjedh përfaqësuesit e këshillit bashkiak në këshillin e qarkut, të cilët,në jo më pak se 50 për qind të tyre,duhet t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar;
j) vendos për dhënien ose deklarimin e mbarimittë mandatit të këshilltarit, kur ekzistojnë kushtet e parashikuara në nenin 49të këtij ligji;
k) miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen e garantimin e interesit publik;
l) vendos për simbolet e bashkisë;
ll) vendos për emërtimin e rrugëve, shesheve, territoreve, institucioneve dhe objekteve në juridiksionin e bashkisë;
m) jep tituj nderi dhe stimuj;
n)vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara, në bazë dhe për zbatim të ligjit,me të cilin bëhet ky delegim te bashkia

Përbërja dhe Struktura dhe Komisionet

Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Këshilli i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Sekretare e Këshillit Bashkiak
Këshilli Bashkiak

Këshilli Bashkiak

  • Organi përfaqësues i Bashkisë;
  • Funksion në bazë të rregullores së miratuar nga vetë këshilltarët;
  • Ushtron vendimmarrjen e tij nëpërmjet urdhrave, urdhëresave dhe vendimeve, të cilat publikohen në faqen zyrtare të internetit të njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe afishohet në vendet e caktuara nga njësia për njoftimet publike.
  • Është i përbërë nga:Kryetari;Zv/kryetarët;Sekretari;Këshilltarët (organizohen në komisione, që shqyrtojnë vendimmarrjen).

Mbledhja e Këshillit

  • Thërritet me kërkesën e Kryetarit të Bashkisë; me shkrim të jo më pak se 1/3 së anëtarëve të tij; e motivuar të prefektit për çështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve të tij.
  • Quhet e vlefshme kur në të merr pjesë shumica e të gjithë anëtarëve të këshillit, me përjashtim të rasteve kur kërkohet një shumicë tjetër për marrjen e vendimeve.
  • Realizohet e hapur ose e mbyllur për publikun.Me kërkesën e kryetarit të bashkisë ose të një të pestës së anëtarëve të këshillit bashkiak, mbledhjet e këshillit bashkiak mund të bëhen të mbyllura, kur për këtë kanë votuar jo më pak se tre të pestat e gjithë anëtarëve të tij.
Struktura
Këshilli Bashkiak Skrapar ka 15 anëtarë
Kryetar i Këshillit është znj.Edlira Shkëmbi
N/Kryetar i Këshillit është znj.Besnik Demko
Sekretare e Këshillit është znj.Hava Nuhellari
Anëtarët e Këshillit
Këshilli Bashkiak Skrapar ka këtë përbërje (përditësim shtator 2020):

  1. Edlira SHKËMBI (Formulari i VetëDeklarimit) (CV)
  2. Tauland MUSTAFARAJ (Formulari i VetëDeklarimit) (CV)
  3. Flora ÇELA (Formulari i VetëDeklarimit) (CV)
  4. *Mynevere BRAHIMASI (Formulari i VetëDeklarimit) (CV)
  5. Drita TARE (Formulari i VetëDeklarimit) (CV)
  6. *Xhuli HYSI (Formulari i VetëDeklarimit) (CV)
  7. *Klajdi KADIU (Formulari i VetëDeklarimit) (CV)
  8. Eljo KALLUÇI (Formulari i VetëDeklarimit) (CV)
  9. Shpëtim HITO (Formulari i VetëDeklarimit) (CV)
  10. Marsela SULÇE (Formulari i VetëDeklarimit) (CV)
  11. Xhemal BASHO (Formulari i VetëDeklarimit) (CV)
  12. Mimoza DEMÇE (Formulari i VetëDeklarimit) (CV)
  13. Besnik DEMKO (Formulari i VetëDeklarimit) (CV)
  14. Alban BABALIU (Formulari i VetëDeklarimit) (CV)
  15. Myqerret HEBIBASI (Formulari i VetëDeklarimit) (CV)Nr. me shenjën * është i ndryshuar në renditje. Do të thotë se është këshilltari aktual pasi pararendësi i listës fillestare mund te kete lene mandat.
    Ishte
  16. *Asllan Lajthia (Formulari i VetëDeklarimit) (CV)
  17. *Lorena SATKA (Formulari i VetëDeklarimit) (CV)
  18. *Esat PASHAJ (Formulari i VetëDeklarimit) (CV)
Përbërja e Këshillit sipas Komisioneve
Komisioni i Mandateve ka këtë përbërje:
1. Flora Çela
2. Mimoza Demçe
3. Eljo Kalluçi

Komisioni i Ekonomisë, i Zënies me Punë, i veprimtarisë së Financave dhe Buxhetit, ka këtë përbërje:
1. Xhuli Hysi
2. Drita Tare
3. Tauland Mustafaraj

Komisioni për problemet komunale, Pronat e Bashkisë, Shëndetësisë dhe Mjedisit, ka këtë përbërje:
1. Besnik Demko
2. Xhuli Hysi
3. Tauland Mustafaraj

Komisioni Juridik dhe i Rendit Publik, ka këtë përbërje:
1. Eljo Kalluçi
2. Marsela Sulçe
3. Mynevere Brahimasi

Komisioni i Turizmit, Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportitdhe Barazisë Gjinore ka këtë përbërje:
1. Shpëtim Hito
2. Xhuli Hysi
3. Mimoza Demçe

Komisioni për Zhvillimin Urbanistik dhe Ndërtimit, ka këtë përbërje:
1. Alban Babaliu
2. Xhemal Basho
3. Myqerret Hebibasi
* Përditësim: Mars 2020

Detyrat dhe Vendimarrja e Këshillit Bashkiak
Detyrat dhe Vendimmarrja e Këshillit

  • Vendimmarja me ose pa konsultim publik;
  • Vendimmarrja sipas pjesëmarrjes së këshilltarëve në votim.

Këshilli bashkiak vendos për:

  • Zgjedh nga përbërja e vet komisionet e këshillit dhe miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të vet; miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij, numrin maksimal të punonjësve,taksat e tarifat vendore.
    Me konsultim publik dhe vendimi miratohet me shumicën e votate të të gjithë anëtarëve të Këshillit.
  • Zgjedh duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, kryetarin, zëvendëskryetarët, sekretarin e këshillit dhe përfaqësuesit e këshillit në qark dhe i shkarkon;miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose me të cilët është bashkëthemelues;vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve;vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të vetëqeverisjes vendore, përfshirë subjektin e kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë; vendos për dhënien ose deklarimin e mbarimit të mandatit të këshilltarit;
    Pa konsultim publik dhe vendimi miratohet me shumicën e votate të të gjithë anëtarëve të Këshillit.
  • Miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve
    Me konsultim publik dhe jo më pak se tre të pestat e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit.
  • Miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen e garantimin e interesit publik
    Me konsultim publik dhe me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të këshillit.
  • Miraton nivelin e pagave e të shpërblimeve të punonjësve e të personave të tjerë, të zgjedhur ose të emëruar;organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të bashkisë; vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet; vendos për simbolet e bashkisë, emërtimin e rrugëve, shesheve, territoreve, institucioneve dhe objekteve në juridiksionin e bashkisë; jep tituj nderi dhe stimuj;vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara, në bazë dhe për zbatim të ligjit, me të cilin bëhet ky delegim te bashkia
    Pa konsultim publik dhe merren me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të këshillit.

Aktet e Këshillit Bashkiak:

  • Publikohen në faqen zyrtare të internetit www.bashkiaskrapar.gov.al dhe afishohen në vende publike, të caktuara nga këshilli me akses të lirë publik, brenda territorit të njësisë dhe, sipas mundësive, këshilli cakton edhe forma të tjera të publikimit të tyre.
  • Shpallen brenda 10 ditëve nga data e miratimit të tyre dhe hyjnë në fuqi 10 ditë pas shpalljes. Aktet me karakter individual hyjnë në fuqi në datën e njoftimit të tyre subjekteve që përfshihen në to.
REGJISTRI I PROJEKT AKTEVE

REGJISTRI I PROJEKT AKTEVE PER KONSULTIM PUBLIK, TE KESHILLIT BASHKIAK

AktivitetiDataVendiOraMenyraForma
Konsultim publik me Njësite Administrative Zhepe/Gjerbes 10-11-2025 Zyre09:00 Takim publikBisede
Konsultim publik me Njësinë Administrative Leshnje 10-11-2025Zyre 12:00Takim publik Bisede
Konsultim publik me Njësinë Administrative Potom 10-11-2025Zyre 14:00Takim publik Bisede
Konsultim publik me Njësinë Administrative Cepan 11-11-2025Lokal 09:30Takim publik Bisede
Konsultim publik me Njësinë Administrative Vendreshe12-11-2025Zyre 09:30Takim publik Bisede
Konsultim publik me Njësinë Administrative Bogove 12-11-2025Zyre11:30Takim publik Bisede
Konsultim me Njësinë Administrative Qender-Corovode 14-11-2025Kinemane e qytetit 10:00Takim publik Bisede

Konsultimi Publik i p/Aktit

Regjistri i Projekt Akteve për Konsultim Publik të Këshillit Bashkiak 2026

Nr. Rendor"Emërtimi i P/Aktit

(lidhja për shkarkim)"
Nr. i p/Aktit"Data e p/Aktit
(d/m/v)"
Propozuesi i Projekt VendimitFusha e Veprimtarisë së p/Aktit
"Shërbimet Publike
Shërbimet Sociale
Infrastruktura
Arsimi
Zhvillimi Ekonomik
Kultura
Siguria Publike
Mjedisi
Sporti, Çlodhja
Shërbimet e brendshme
Integrimi Europian & Bashkëpunimi
Tjetër…."
"Relacioni Shpjegues

(lidhja për shkarkim)"
Dokumentet që Shoqërojnë p/Aktin
"Shtojcat

(lidhja për shkarkim) "
"Shtojcat

(lidhja për shkarkim) "

Dokumentet që Shoqërojnë p/Aktin
Hartuesi i p/Aktit

"Kryetari i Bashkisë
Komisioni i Këshillit
Këshilltar Bashkiak
Qytetarët
Biznesi
Shoqatë/ Organizatë e SHC
Tjetër"
1PBA dhe BuxhetiPBA 2027-202907.05.2026Kryetari i BashkisëZhvillimi EkonomikëKryetari i Bashkisë
2

REGJISTRI I BRENDSHËM I PETICIONEVE DHE INICIATIVAVE QYTETARE

REGJISTRI I ANKESAVE, KËRKESAVE DHE VËREJTJEVE

Këshilli Bashkiak Skrapar

[vc_row][vc_column]
[/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][lsvr_accordion][lsvr_accordion_item title=”Vendndodhja”]Këshilli Bashkiak Skrapar, ka këtë adresim vendndodhjeje:
Qëndra Kulturore “Riza Cerova” Kati i Dytë
Rruga: “Pasho Hysi”, Lagjja: “Çlirimi” Çorovodë. Skrapar
Shqipëri. Kod Postar 5401[/lsvr_accordion_item][lsvr_accordion_item title=”Çfarë është ky institucion?”]Këshilli Bashkiak Skrapar ka 15 anëtarë. Ai është organi vendimmarrës i qeverisë bashkiake i cili vendos kolektivisht[/lsvr_accordion_item][/lsvr_accordion][/vc_column][/vc_row]

Funksionet e Bashkisë Skrapar sipas fushave

Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligji Nr. 115/2014 “Për Ndarjen Administrativo – Territoriale të Njësive të qeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë” Nenit 23&30 i ligjit Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”, Ligji Nr.38/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.139/2015 Për Vetëqeverisjen Vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e marrjes së informacionit: Menjëherë
Organi që e miraton: Sipas Akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi
Personi Përgjegjës: Kryetari i Bashkisë
Llojet e Funksioneve
1-     FUNKSIONET/DETYRAT  MANDATOHEN

  1. Mepërjashtim të rastit kur rregulli mbi të cilin bazohet kompetenca e tyre nuk e lejon këtë gjë, Kryetari i Bashkisë mund të mandatojë ushtrimin e një ose me shume kompetencave si dhe nënshkrimin e shkresave për kategori çështjesh të prëcaktuara prej tij dhe nëpunësve të caktuar prej tij.
  1. Mandatiminuk ndodh pa miratimin e nëpunësit përkatës dhe, përsa është e zbatueshme, pa miratimin e drejtorit dhe/ose kreut të njësisë administrative dhe organizative. Kompetenca e mandatuar ushtrohet në emër dhe nën përgjegjësinë e Kryetarit të Bashkisë. Për cdo mandatim hartohen, nëse është e nevojshme, rregulla të mëtejshme.
  1. Kryetari i Bashkisë harton vendimin e mandatimit i cili mund të inspektohet nga gjithëkush. Kryetari vë në dijeni Këshillin e Bashkisë për këtë vendim.

2-     FUNKSIONET/DETYRAT  DELEGOHEN

Delegimi mund t’i bëhet një njësie administrative dhe organizative apo një nëpunësi civil.

  1. Delegimi, nuk ndodh pa pëlqimin e nëpunësit përkatës dhe për sa gjen zbatim edhe të drejtorit edhe/apo të kreut të tij të njësisë administrative apo organizative.
  1. Kryetari i Bashkisë harton vendimin e delegimit i cili mund të inspektohet nga gjithëkush.

Kryetari vë në dijeni Këshillin e Bashkisë për këtë vendim.

  1. Kompetencae deleguar ushtrohet në emër dhe përgjegjësi të njësisë organizative ose nëpunësit të cilit i është deleguar kompetenca.
Të përgjithshme
Kompetencat e këshillit  njësisë  qeverisjes vendore janë :

Këshilli i njësisë së qeverisjes vendore, me vendim të veçantë, miraton të ardhurat dhe fondet buxhetore vjetore për njësitë e qeverisjes vendore dhe fondet speciale të tyre, me qëllim kryerjen e shpenzimeve për ushtrimin e funksioneve që kanë, si dhe huamarrjen, për financimin e projekteve të investimeve.

Kompetencat e kryetarit  njësisë  qeverisjes vendore perfshijne:

Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore propozon drejtimet kryesore të politikës së njësisë së qeverisjes vendore dhe projektbuxhetin në këshillin përkatës të njësisë së qeverisjes vendore.

Funksionet e Bashkisë janë të shumëllojshme duke prekur shumë fusha të ndryshme të zhvillimit të qytetit, funksione këto të cilat sa kanë ardhur edhe janë rritur nga procesi i decentralizimit të pushtetit lokal.

Funksione Infrastrukture dhe Shërbime Publike
Në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, Bashkia Skrapar është  përgjegjëse në territorin e juridiksionit të saj për:
* Prodhimin, trajtimin, transmetimin dhe furnizimin me ujë të pijshëm.
* Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura.
* Mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga përmbytjet në zonat e banuara.
* Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve vendore dhe sinjalizimit rrugor, të trotuareve dhe shesheve publike vendore.
* Ndriçimin e mjediseve publike.
* Transportin publik vendor.
* Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike, si dhe garantimin e shërbimit publik të varrimit.
* Shërbimin e dekorit publik.
* Parqet, lulishtet dhe hapësirat e gjelbra publike.
* Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake.
* Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor parauniversitar, me përjashtim të shkollave profesionale.
* Administrimin dhe rregullimin e sistemit arsimor parashkollor në kopshte dhe çerdhe.
* Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të shërbimit parësor shëndetësor dhe zhvillimin e aktiviteteve edukuese e promovuese në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e shëndetit, si dhe administrimin e qendrave e të shërbimeve të tjera në fushën e shëndetit publik, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
* Planifikimin, administrimin, zhvillimin dhe kontrollin e territorit, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Funksione Shërbime Sociale
Në fushën Shërbime Sociale, Bashkia Skrapar është  përgjegjëse në territorin e juridiksionit të saj për:
* Krijimin dhe administrimin e shërbimeve sociale, në nivel vendor, për shtresat në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, gratë, gratë kryefamiljare, gratë e dhunuara, viktima të trafikut, nëna apo prindër me shumë fëmijë, të moshuarit etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
* Ndërtimin dhe administrimin e banesave për strehimin social, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
* Ndërtimin dhe administrimin e qendrave për ofrimin e shërbimeve sociale vendore.
* Krijimin, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për mirëqenien sociale, të fondit social për financimin e shërbimeve, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Funksione Kulturë, Sport dhe Argëtim
Në fushën Kulturë, Sport dhe Argëtim, Bashkia Skrapar është  përgjegjëse në territorin e juridiksionit të saj për:
* Zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave e të trashëgimisë kulturore me interes vendor, si dhe administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
* Organizimin e aktiviteteve kulturore dhe promovimin e identitetit kombëtar e lokal, si dhe administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
* Zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e bibliotekave e të ambienteve për lexim, me qëllim edukimin e përgjithshëm të qytetarëve.
* Organizimin e aktiviteteve sportive, çlodhëse e argëtuese, zhvillimin dhe administrimin e institucioneve e të objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
Funksione Mjedis
Në fushën mjedis, Bashkia Skrapar është  përgjegjëse në territorin e juridiksionit të saj për:
* Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, tokës dhe ujit nga ndotja.
* Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen nga ndotja akustike.
* Zhvillimin e aktiviteteve edukuese dhe promovuese, në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e mjedisit.
Funksione Zhvillimi Rural, Bujqësi, Pyje, Kullota, Natyrë dhe Biodiversitet
Në fushën Zhvillim Rural, Bujqësi, Pyje, Kullota, Natyrë dhe Biodiversitet Bashkia Skrapar është  përgjegjëse në territorin e juridiksionit të saj për:
* Administrimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të transferuar në pronësi të tyre, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
* Administrimin dhe mbrojtjen e tokave bujqësore e të kategorive të tjera të resurseve, si toka të pafrytshme etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
* Krijimin dhe administrimin e sistemit vendor të informacionit dhe këshillimit bujqësor e rural, sipas legjislacionit në fuqi.
* Krijimin dhe administrimin e skemave vendore të granteve për bujqësinë e zhvillimin rural, të financuara nga buxheti lokal dhe/ose me bashkëfinancim nga të tretët, duke garantuar akses të balancuar gjinor.
* Administrimin e fondit pyjor dhe kullosor publik, sipas legjislacionit në fuqi.
* Mbrojtjen e natyrës e të biodiversitetit, sipas legjislacionit në fuqi.
Funksione Zhvillimi Ekonomik Vendor
Në fushën Zhvillim Ekonomik Vendor, Bashkia Skrapar është  përgjegjëse në territorin e juridiksionit të saj për:
* Hartimin e planeve strategjike të zhvillimit e të programeve për zhvillimin ekonomik vendor.
* Ngritjen dhe funksionimin e tregjeve publike dhe të rrjetit të tregtisë.
* Mbështetjen për zhvillimin e biznesit të vogël, nëpërmjet veprimtarive nxitëse, të tilla si panaire e reklama në vende publike.
* Organizimin e shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor, si
informacioni për bizneset, aktivitetet promovuese, vënia në dispozicion e aseteve publike etj.
* Publikimin e broshurave informative, krijimin e portaleve me profil ekonomik etj.
* Dhënien e granteve financiare për mbështetjen e aktiviteteve të biznesit të vogël e të mesëm, sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi, duke garantuar akses të balancuar gjinor.
Funksione Siguri Publike
Në fushën Siguri Publike, Bashkia Skrapar është  përgjegjëse në territorin e juridiksionit të saj për:
* Mbrojtjen civile, në nivel vendor, dhe administrimin e strukturave përkatëse, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
* Garantimin e shërbimit të zjarrfikësve, në nivel vendor, dhe administrimin e strukturave përkatëse, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
* Garantimin e mbarëvajtjes së marrëdhënieve në komunitet, parandalimin dhe ndërmjetësimin për zgjidhjen e konflikteve në komunitet.
* Parandalimin e kundërvajtjeve administrative, forcimin, inspektimin dhe monitorimin e zbatimit të rregulloreve e të akteve të njësive të vetëqeverisjes vendore brenda juridiksionit të tyre vendor dhe në përputhje me përcaktimet ligjore.
Funksione në fushën e diasporës dhe emigracionit
Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
a. Krijimin e strukturës së posaçme për diasporën dhe migracionin, për administrimin e shërbimeve në nivel vendor, si pjesë administrative e njësisë së vetëqeverisjes vendore;

b. nxitjen e organizimeve brenda dhe jashtë vendit për mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm e forcimin e marrëdhënieve me diasporën dhe emigrantët shqiptarë;

c. dhënien e ndihmës dhe informacionit për çështje që lidhen me fitimin e shtetësisë shqiptare

ç. dhënien e ndihmës dhe informacionit për të interesuarit nga diaspora dhe migracioni, për legjislacionin shqiptar në fushën e investimeve, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për çështjet e investimeve.

d. koordinimin e bashkërendimin e punës me ministrinë përgjegjëse punët e brendshme dhe punët e jashtme dhe për diasporën, për garantimin e dhënies së ndihmës e të informacionit për çështjet që lidhen me diasporën dhe migracionin.

Funksione Kompetenca të Deleguara
* Funksionet dhe kompetencat e deleguara janë të detyrueshme ose jo të detyrueshme.
* Funksione dhe kompetenca të detyrueshme janë ato të përcaktuara me ligj.
* Institucionet qendrore, kur lejohet me ligj, autorizojnë bashkinë ose qarkun të kryejnë funksione të caktuara, duke përcaktuar, kur është e nevojshme, procedurat e kryerjes e të kontrollit për zbatimin e tyre.
* Institucionet qendrore mund të autorizojnë bashkinë dhe/ose qarkun të ushtrojnë një kompetencë të vetme për një funksion të caktuar.
* Bashkisë ose qarkut mund t’u delegohen funksione dhe kompetenca të tjera jo të detyrueshme, mbi bazën e një marrëveshjeje midis njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse dhe institucionit qendror përgjegjës me ligj për këtë funksion ose kompetencë.
* Në çdo rast qeverisja qendrore u garanton njësive të vetëqeverisjes vendore
mbështetjen e nevojshme financiare për ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të deleguara.
* Bashkia ose qarku, me nismën e tyre, mund të përdorin burimet e veta financiare për ushtrimin e funksioneve e të kompetencave të deleguara, me synim ngritjen në nivel më të lartë të shërbimit në interes të bashkësisë.